Kosova dhe Greqia po afrohet çdo ditë e më shumë. Kështu thotë kryeministri Albin Kurti, kur kryediplomati grek, Nikos Dendias po qëndron në Kosovë.
Kurti publikoi në Twitter disa fotografi nga një darkë mbrëmë me Dendias, duke shkruar për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve.
None found
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë e demokracisë. Kënaqësi ta pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Nikos Dendias”, shkroi Kurti.
Dendias shkoi dje në Kosovë dhe u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani. Aty Osmani tha se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, duke kërkuar mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe dhe NATO.
Ajo ka shprehur gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë, me shpresën që së shpejti do të formalizohet vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia.
Dendias është pritur edhe nga zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.
Bislimi e ka informuar ministrin Dendias edhe mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë./express
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një takim me Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, në nisje të punimeve të…
Kryetari i bashkise se Tiranës, Erion Veliaj ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT)…
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, në fjalën hyrëse në Samitin BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes që po zhvillohet…
Mbrëmjen e djeshme, një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse, është…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…