Categories: kosovë

Osmani: Bashkëpunimi me Kurtin për Presidentin ishte zgjedhje e mirë, ia dolëm

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar raportin me kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se, pavarësisht bashkëpunimit të fundit, mes tyre vazhdojnë të ekzistojnë dallime.

Të lidhura

None found

Osmani tha se ajo dhe Kurti u angazhuan së bashku për të gjetur një president të përshtatshëm për Kosovën dhe se ky proces përfundoi me sukses. Megjithatë, ajo nënvizoi se kjo nuk ka ndryshuar qëndrimet e ndryshme për çështje të tjera.

“Ne e dimë shumë mirë se ne jemi në opozitë, ndërsa ai është në qeveri. Por, së fundmi, kemi bashkëpunuar për të zgjedhur një president të përshtatshëm për këtë vend dhe ia dolëm. Kjo është një çështje ku arritëm të punojmë së bashku në mënyrë të mirë. Unë besoj fuqishëm te interesi dhe interesi afatgjatë i Kosovës, por kjo nuk nënkupton se nuk kemi dallime për shumë çështje të tjera. Ato dallime vazhdojnë të jenë dhe pikërisht për këtë arsye kemi zgjedhur të qëndrojmë në opozitë”, deklaroi Osmani për Euronews.

Sipas ish-presidentes, paqartësia politike dhe institucionale po i shkakton Kosovës pasoja jashtëzakonisht të mëdha, të cilat në këtë fazë mund të jenë të pakthyeshme.

“Në këtë moment, mbetet vërtet e pasigurt nëse do të kemi apo jo institucione, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo situatë dëmton popullin e Kosovës, si dhe interesat e vendit brenda dhe jashtë tij, ndërkombëtarisht, pasi dëmi është i jashtëzakonshëm. Në këtë pikë, duket se ai mund të jetë edhe i pariparueshëm”, u shpreh ajo.

Duke analizuar arsyet e bllokadës politike në Kosovë, Osmani tha se ngërçi është shkaktuar nga një ndërthurje faktorësh. Si shembull, ajo përmendi edhe modelin politik të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Tags: kurtiosmani

të fundit

Petrit Ajeti raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së, mbledhja zhvillohet pa praninë e mediave

Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…

4 minutes ago

Aktakuzë ndaj tre personave për sulmin ndaj gazetarëve

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…

5 minutes ago

Në Mitrovicën e Veriut zbulohen mbetje eshtërore njerëzore

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…

5 minutes ago

Arrestohet në Maqedoni shqiptari që transportonte tetë migrantë afganë

MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur "Ostrovo", oficerët…

6 minutes ago

Pas një dekade, Shqipëria përballet sërish me Spanjën në një miqësore prestigjioze

FSHFFederata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor [...]Read More...

9 minutes ago

Në Kuvend nis shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimet në Buxhet

Fillon debati për amendamentet e ribalancimit të dytë të Buxhetit. Janë dorëzuar gjithsej 124 amendamente, të cilat do të shqyrtohen…

19 minutes ago