kosovë

Osmani flet për dallimet me Kurtin: Kosova është dashur ta shkruante draftin, argumentet e mia nuk iu dukën bindëse

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për dallimet që ka me kryeministrin Albin Kurti rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Ajo ka treguar se është munduar ta bind kryeministrin Albin Kurti që Kosova ta shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por nuk ia ka arritur.

Të lidhura

None found

Në një interviste për emisioni “Click” në RTV21, ajo ka thënë se argument e saj për këtë çështje nuk i janë dukur bindëse kryeministrit, raporton Nacionale.

Shefja e shtetit ka thënë se Kosova se bashku me SHBA-në është dashur ta hartojnë një draft të saj në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Po ndoshta kryeministrit nuk i janë dukur shumë bindëse argumentet, çka po doni të iu them tjetër. Është pyetje që duhet të ia bëni kryeministrit, pse drafti nuk është hartuar nga ana e Republikës së Kosovës. Ai e ka një qëndrim, unë e kam një qëndrim të cilin e kam thënë shumë qartë dhe atë përmes një viti: Kosova është dashur ta hartojë draftin e saj se bashku me SHBA-të”, ka thënë Osmani, duke kërkuar që të parandalohen demet tjera.

“Ajo gjë nuk ka ndodhur. Tani e kemi një draft tjetër, jemi para një realiteti të ri dhe nuk besoj që i ndihmon kujdo qoftë që tani të flasim për të kaluarën, por duhet të shohim si të parandalojmë ndonjë dëm shumë të madh për tash e tutje”, është shprehur ajo.

Osmani ka shprehur rezerva ndaj draft-statutit të BE-së.

Ajo ka vlerësuar se nuk mund të thotë që ky dokument të zbatohet.

“Unë nuk mund të them që ky draft duhet të zbatohet, sepse kemi shqetësime sa i përket këtij drafti. Mendoj që paraprakisht ne duhet të diskutojmë se si do të mund të arrihen modalitete për zbatimin e marrëveshjes në tërësi. Pra, si do të arrihet që të bindet Serbia këto marrëveshje dhe pastaj zbatimi duhet të jetë paralel, nuk duhet vetëm Kosova të merret me asociacionin e Serbia të mos e zbatoj nenin 4. Neni 4 duhet të shndërrohet në prioritetin tonë numër një sa i përket zbatimit të obligimeve paralele”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se komentet e saj rreth draftit dallojnë nga ato të Qeverisë.

“Të gjithë ne si institucione i kemi komentet tona. Dhe ato komete janë dorëzuar edhe nga ana e qeverisë. Unë kam komente shtesë përtej asaj që i ka dërguar qeveria, të ju them shumë sinqerisht. Mendoj se disa gjera që nuk i ka dërguar qeveria janë të rëndësishme, por këto i kam ndarë me partneret tanë në detaje”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë me dije se draftin e Asociacionit Kosova është dashur ta shkruaj bashkë me zyrën e kryediplomatit amerikan.

“Unë para shumë muajsh e kam thënë që mënyra më e mirë ka qenë që Kosova të ulet me SHBA-të, po flas më zyrën e sekretarit Blinken dhe ta bëjmë draftin tonë si Republikë e Kosovës. Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta them publikisht në çdo takim që e kemi pasur me institucionet e tjera, sepse një iniciativë e tillë është dashur të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun, mirëpo pikërisht duke nuhatur që mund të na vijë një draft i cili jo domosdoshmërish na pëlqen në tërësi nga ana e BE-së, kam insistuar që të ulemi ne ta bëjmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën , sepse nuk i takon presidentes ta bëjë një draft”, ka thënë Osmani.

Ajo është përmbajtur në vlerësimi ndaj drafti, duke thënë se nuk dëshiron që qëndrimet e saj në ndikojnë në proces.

“Nuk e vlerësoj as të keq e as të mirë, por e vlerësojë si shqetësues, dhe shpresoj shumë që kurdo që të vijë momenti i dakordimit i planit te sekuecimit dhe një draft i tillë të dërgohet në Gjykatë Kushtetues, që gjykata duke u bazuar në vendimin e saj të vitit e 2015, por edhe në tekstin e Kushtetutës të jap sqarimet e duhura. Ka shqetësime rreth kompetencave të këtij Asociacioni dhe ka shqetësime sa i përket asaj që në anglisht quhet judicial and constitutional revieë (lexo: Arbitrazhin), pra mënyrës se si do të vlerësohen vendime e këtij Asociacioni pasi të formohet në një situatë hipotetike”, ka thënë ajo duke shprehur e bindur në profesionalizmin e Kushtetueses.

“Por, jam e bindur që Gjykata Kushtetuese, duke u bazuar në parimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eleminon atë që ia kërkon Kushtetuat dhe njëkohësisht atë që vete e kanë thënë në vendimin e viti 2015 dhe do të sqarojë që në praktikë të eliminohen këto dykyptimësi”, ka thënë Osmani.

të fundit

Haaland synon La Ligën, Real Madridi dhe Barcelona në garë për të ardhmen e tij

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luajë në kampionatin spanjoll, duke i…

4 minutes ago

Përplasja tragjike e trenave në Spanjë, 39 të vdekur: Hetuesit shqyrtojnë shkakun e aksidentit

Të paktën 39 persona humbën jetën nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Adamuzit, në provincën e…

4 minutes ago

Wall Street Journal: SHBA-ja u kërkon vendeve arabe të përgatiten për sulm ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit

Shtetet e Bashkuara u kanë thënë disa vendeve arabe të Gjirit të jenë të përgatitura për një sulm të rëndë…

5 minutes ago

Erion Veliaj transferohet në paraburgimin e Fierit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

7 minutes ago

Mbi 7.8 tonë kanabis mjekësor të paregjistruar, kallëzim penal ndaj një kompanie në Novo Sellë

SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër një personi juridik nga fshati Borisovë, komuna e Novo Sellës dhe kundër V.K. nga…

12 minutes ago

Mesazhi i fortë i profesor Lush Susajt: Atë ditë që nuk do jem në protestë, diheni se kam vdekur, ata pedagogë që nuk dalin hanë sufllaqen e partisë

Profesor Lush Susaj, i cili del çdo ditë në protestë në krah të studenteve ka deklaruar se fitorja e tyre…

19 minutes ago