Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk merr merr pjesë në takimin e 11 majit të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri nga Brukseli ku po qëndron për vizitë dy ditore dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë të BE-së. “Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t’ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, tha Kurti.
None found
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më 26 prill, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë më 11 maj. Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, u shpreh se ai s’ka problem nëse Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel.
“Jam ftuar për këtë takim dhe do të shkojë në dialog më 11 maj nëse do të mbahet. Nëse thonë se nuk mbahet, edhe më mirë, do të bëjë diçka të mirë në vend të kësaj e do të kem më pak probleme atë ditë”, citohet të ketë thënë ai.
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…
Kupa e Botës 2026 debutoi me formatin e ri me 48 kombëtare, duke sjellë më shumë ekipe, histori të reja…
Juristi Blerim Burjani ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive vetëm për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, duke…
Dy aktivistët Arilda Lleshi dhe Andi Kurti, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, kanë shpjeguar disa prej…
Gazetari Artan Hoxha, duke treguar reagimin e qeverisë pas nisjes së protestës qytetare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN…