kosovë

Sot zhvillohet takimi i shumëpritur, Kurti dhe Vuçiç takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksanërr Vuçiç sot (e hënë) do të zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të zhvillohet në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Të lidhura

None found

Kurti  do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciç, si dhe të dy liderët paraprakisht i pret takim i ndarë me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, sipas informacioneve të para, pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Ndërsa, në orën 16:15, Borrell pritet të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Pas takimeve të ndara, në orën 17:15, Josep Borrell do të zhvillojë takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.

Një zyrtar i lartë evropian tha gjatë javës se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia. Diplomatët perëndimorë ua kanë bërë me dije të dyja palëve se refuzimi i propozimit nënkupton përballje me sanksione.

Nuk pritet ndonjë nënshkrim të hënën dhe nëse palët pajtohen për aneksin e propozimit që ka të bëjë me zbatimin, atëherë një ceremoni nënshkrimi mund të ndodhë më vonë gjatë muajit mars në praninë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Të dy udhëheqësit shkojnë në Bruksel mes kritikave në shtëpi. Një pjesë e opozitës në Serbi pohon se propozimi nënkupton njohje të Kosovës duke e akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç për dështim në proces, i cili ndërkaq ka theksuar se mosnjohja e Kosovës dhe mospajtimi me anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara janë çështje të padiskutueshme për Beogradin.

Në Kosovë një pjesë e opozitës tha se ka shumë paqartësi që lidhen me takimin e së hënës dhe propozimi nuk siguron marrëveshjeve përfundimtare por krijim të një “status-quoje” të re.

Kryeministri Kurti tha gjatë javës se “aleatët e Kosovës e kanë hartuar propozimin si një paketë që do të çojë përpara anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar dhe që përfshin gjithashtu njohjen de facto (nga Serbia), e gjithë kjo bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara”.

Kosova tashmë ka hyrë në vitin e 16 të pavarësisë që u shpall me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore evropiane, por kundërshtohet nga Serbia dhe aleatja e saj Rusia, e cila nuk i sheh me sy të mirë integrimet euroatlantike të vendeve të Ballkanit, përfshirë marrëveshjen Kosovë –Serbi, që është kusht për përparimin e palëve në proceset integruese./albeu.com/

të fundit

Pushuesit kërkojnë më shumë siguri, plazhet e Vlorës ende pa vrojtues

Megjithëse sezoni turistik ka nisur zyrtarisht në Vlorë, në plazhet e qytetit vijojnë të mungojnë vrojtuesit e plazhit. Kjo situatë…

2 minutes ago

Vora synon goditjen e madhe në merkato, Martin Gjorgievski mund të vijë në Shqipëri

SuperioreNdërsa merkatoja e verës ka hyrë në fazën e “nxehtë”, klubet e Superiores po lëvizin “gurët” me shpejtësi [...]Read More...

13 minutes ago

Lothar Matthaus: Prania e familjeve prishi klimën në kampin e Gjermanisë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka zbuluar se brenda kampit të Gjermanisë ka pasur tensione gjatë Kupës së Botës…

14 minutes ago

Al-Ahli nis lëvizjen e parë për të parë mundësinë e transferimit të Mohamed Salah

Klubi arab Al-Ahli, ka bërë një kërkesë fillestare për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Mohamed Salah, sipas Sky Switzerland.Ky…

21 minutes ago

Me bikini dhe plot stil, Keisi “rrëmben” vëmendjen e ndjekësve nga pushimet

Këngëtarja Keisi ka tërhequr së fundmi vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me postimet e saj në Instagram. Kejsi po…

21 minutes ago

Erind Xhindi denounces violence against protesters: The government is dragging people away and taking them hostage

Protestat e zhvilluara dje përpara Parlamentit dhe Policisë, si dhe tubimet e njëpasnjëshme të diasporës shqiptare, kanë sjellë reagime të…

23 minutes ago