Categories: kosovë

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Gjykata Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj dy të pandehurve në rastin e vrasjes së imamit në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit.

Sipas njoftimit për media, masa është caktuar për të pandehurin B.H., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale të Vrasjes së rëndë (privon nga jeta personin tjetër në mënyrë mizore apo dinake) të KP-së, si dhe ndaj të pandehurit I.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Mosdhënia e ndihmës (vepra penale ka rezultuar me vdekjen e personit të rrezikuar) lidhur me paragrafin 1 te KP-së.

Të lidhura

None found

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe se nga provat e siguruara deri në këtë fazë del dyshimi i bazuar se B.H., më 29.06.2026, rreth orës 23:00, në fshatin Zlipotok, Komuna e Dragashit, me dashje e ka privuar nga jeta tashmë të ndjerin G.T.

Në njoftim thuhet se, sipas hetimeve të deritanishme, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme mes të pandehurit dhe viktimës në lidhje me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi. Po sipas të njëjtit burim, B.H. dyshohet se i ka shkaktuar viktimës lëndime me mjet të mprehtë, thikë, ndërsa si pasojë e tyre G.T. ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me të pandehurin tjetër, I.H., i cili është babai i B.H., në njoftim theksohet se ai dyshohet se, ndonëse ka qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja dhe ka pasur mundësi të ndihmojë pa vënë në rrezik veten ose të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’i ofruar ndihmë viktimës, e cila ishte në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.

Gjykata ka bërë të ditur gjithashtu se nëse këto fakte do të vërtetohen, kjo do të shqyrtohet në fazat e mëtejshme të procedurës penale. Gjyqtarja e procedurës paraprake, duke u mbështetur në provat materiale të mbledhura deri tani dhe duke çmuar si të bazuar dyshimin për kryerjen e veprave penale nga të pandehurit, ka vlerësuar se paraburgimi është masa që siguron praninë e tyre dhe mundëson zhvillimin normal e të papenguar të procedurës penale.

Në vijim të njoftimit thuhet se, duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale që dyshohet se janë kryer, si dhe mënyrën dhe rrethanat e ngjarjes, sipas të cilave B.H. dyshohet se në mënyrë mizore apo dinake e ka goditur me thikë në shpinë dhe në qafë viktimën, tashmë të ndjerin G.T., si dhe faktin se ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është gjetur dhe arrestuar nga Policia, për Gjykatën ekziston rreziku i ikjes dhe arratisjes me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale. Për këtë arsye, paraburgimi në këtë fazë është vlerësuar i domosdoshëm.

Sipas njoftimit, masa e paraburgimit është cilësuar e arsyeshme dhe në përputhje me ligjin, me qëllim që të sigurohet mbarëvajtja e procedurës hetimore, nxjerrja e provave materiale, marrja e deklaratave të dëshmitarëve dhe të dyshuarve, si dhe paraqitja e të pandehurve para institucioneve të drejtësisë për zbardhjen e rastit dhe parandalimin e arratisjes së tyre. Po ashtu, gjyqtarja ka vlerësuar se masat e tjera alternative nuk do të ishin të mjaftueshme për të garantuar praninë e të dyshuarve dhe zhvillimin pa pengesa të fazës hetimore.

të fundit

Protesta pranë ministrisë së Arsimit, studentët djegin një kazan mbeturinash në rrugën e Durrësit

Situata është tensionuar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Disa protestues kanë nisur t’u vënë…

5 minutes ago

MTD: Mangësitë e evidentuara nga auditimi vijnë nga ish-MSHIA, po punojmë për t’i zgjidhur

Gjetjet e auditimit zbulojnë probleme të trashëguara që janë më shumë se një dekadë të vjetra, disa prej të cilave…

6 minutes ago

Kallëzime penale për dyshime se falimentimi u shkaktua qëllimisht për të shmangur borxhe milionëshe

Policia Financiare ka ngritur kallëzim penal kundër dy personave dhe dy kompanive, nën dyshimet për shkaktim të qëllimshëm të falimentimit,…

7 minutes ago

Real Madridi vlerëson shitjen e Vinicius Juniorit dhe përcakton çmimin fillestar

E ardhmja e Vinicius Juniorit te Real Madridi ka filluar të vihet në pikëpyetje, me drejtuesit e klubit madrilen që…

7 minutes ago

Arlinda Zekaj përcillet për në banesën e fundit mes dhimbjes dhe lotëve

Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo para dy ditësh u vra nga ish-kunati…

8 minutes ago

Synimi im është fitorja në çdo ndeshje”, Laszlo kërkon vazhdimësi nga Vllaznia në Vorë dhe flet për afrimin e ri

Csaba LaszloFitorja në Klasiken e Shqipërisë kundër Tiranës ka rritur optimizmin te Vllaznia dhe do të kërkojnë vazhdimësinë ndaj Vorës…

13 minutes ago