Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur të premten aktakuzën ndaj 35 personave, të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës ndaj civilëve gjatë operacionit në lagjen Jasharaj të Prekazit të Poshtëm, më 5, 6 dhe 7 mars 1998.
None found
Në dokumentin akuzues thuhet se të pandehurit, të cilët dyshohet se ishin pjesë e strukturave drejtuese të Njësive Speciale të Policisë së Serbisë, kanë marrë pjesë në planifikimin, koordinimin dhe udhëheqjen e këtij operacioni.
Sipas Prokurorisë, gjatë sulmit janë përdorur tanke, artileri e rëndë dhe mjete të tjera ushtarake. Në mesin e viktimave kanë qenë civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar. Aktakuza përmend gjithashtu marrjen peng, keqtrajtimin dhe torturimin e civilëve, si dhe shkatërrimin e pronës dhe objekteve civile.
Kryeprokurori Blerim Isufaj e ka përshkruar këtë aktakuzë si një zhvillim të rëndësishëm për drejtësinë, duke nënvizuar se bëhet fjalë për rastin e parë që lidhet me vrasjen e civilëve të familjes Jashari në Prekaz.
“Rasti është trajtuar me kujdes të shtuar, me qëllim që pretendimet e ngritura të provohen para gjykatës”, deklaroi Isufaj.
Avokati Arber Jashari ka reaguar për këtë zhvillim në një prononcim për “Bota sot”, duke e konsideruar aktakuzën një ngjarje madhore për drejtësinë në Kosovë.
“Dorëzimi i aktakuzës nga ana e PS, lidhur me masakrën ne lagjen Jashari në Prekaz, është ngjarje e madhe për drejtësinë Kosovare. Kjo pasi që përgjegjësit qe e kanë shkaktuar atë masakër, tashme kanë emër e mbiemër, dhe janë botërisht të ditur. Fakti qe ata janë gjallë, jep akoma shprese se shume nga ta, potencialisht nuk do te vdesin pa e marrë damkën e fajtorit për krime lufte”, deklaroi Jashari.
Sipas tij, edhe pse të dyshuarit gjenden jashtë juridiksionit të institucioneve të Kosovës, procedura ndaj tyre mund të vijojë përmes gjykimit në mungesë.
“Natyrisht që ata tani për tani janë të paqasshëm, për organet ligjzbatuse, gjithsesi ndaj tyre do te zhvillohet gjykim në mungesë, konformë neni 303 të KPP-së, e ku nga ky gjykim mund të shpallen edhe fajtorë për krimet e kryera”, thekson avokati.
Jashari ka deklaruar se vitet e kaluara nuk e kanë dobësuar çështjen, pasi, sipas tij, provat e mbledhura dhe të përfshira në aktakuzë mjaftojnë për të mbështetur dyshimin ndaj të pandehurve.
“ Në rastin konkret, nga ajo qa kemi parë, pavarësisht se kanë kaluar vite, aktakuza e prokurorisë, është e mbështetur në prova, të cilat janë të mjaftueshme për të vërtetuar dyshimin e bazuar mirë, se të pandehurit i kanë kryer veprat penale të cilat akuzohen”, përfundon Jashari.
Hetimin e ka cilësuar kompleks dhe të vështirë prokurori i rastit, Valdet Gashi. Pas përfundimit të kësaj faze, lënda i është dërguar Gjykatës Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentit Special, së bashku me kërkesën për zhvillimin e gjykimit në mungesë.
Operacioni i zhvilluar në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars 1998 konsiderohet ndër episodet më të rënda të luftës në Kosovë. Gjatë tij u vranë dhjetëra pjesëtarë të familjes Jashari dhe persona të tjerë. Për vite me radhë, në Kosovë nuk është zhvilluar proces gjyqësor ndaj personave të dyshuar për përgjegjësi, ndërsa aktakuza e dorëzuar të premten synon që përgjegjësia penale të shqyrtohet përmes procedurave gjyqësore.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Mbështetja për familjet në nevojë dhe përmirësimi i shërbimeve të kujdesit për fëmijët, ishin në fokus të mesazhit të ministres…