Kryeministri Albin Kurti ka reaguar gjithashtu për ngjarjen e rëndë sot në Ferizaj ku mbeti e vrarë një grua në Qendrën për Punë Sociale. Dyshohet se gruaja u vra nga ish-burri i saj, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i saj i mitur.
Kurti tha se nuk ka pse t’i dijë detajet dhe se e dënon një krim që po përsëritet. Ai ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.
“Nuk kemi pse presim që t’i dimë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të saj. Drejtësia të veprojë pa vonesa duke e pranuar që efekti i deritanishëm i ka ngelur i mangët e përgjegjësia i mbetet përherë e lartë”
Ilir Daja - Adrian BardhiNjë Dinamo e kualifikuar dhe padyshim, entuziasmi s’mund të mungonte kurrsesi tek presidenti Adrian Bardhi [...]Read…
Moussa WagueMoussa Wague është futbollisti më i ri i Elbasanit [...]Read More...
Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas përfundimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së, deklaroi se delegatët i…
Kreu i rikonfirmuar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi se ky subjekt politik nga nesër vazhdon me diskutimet për formimin e…
Vinicius Junior ka refuzuar ofertën e parë të Real Madridit për rinovimin e kontratës, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë.Sipas raportimeve,…