Me certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, procesi elektoral mori fund, por sapo filloi etapa më thelbësore e skenës politike: krijimi i institucioneve të reja.
None found
Tani fokusi është zhvendosur plotësisht te bisedimet ndërmjet forcave politike, që do të vendosin përbërjen e ekzekutivit të ardhshëm dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.
Në një parlament të copëzuar, mbetet e hapur dilema nëse subjektet do t’i kapërcejnë divergjencat për të formuar një shumicë qeverisëse, apo vendi do të zhytet përsëri në një bllokim institucional.
Mbi atë se çka mund të sjellin takimet mes partive, për “Bota sot” ka folur analisti Skënder Kapiti.
Ai theksoi në fillim se opsioni më i favorshëm është bashkimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke argumentuar se një koalicion i tillë do ta nxirrte shtetin nga ngërçi institucional. Megjithatë, sipas tij, gjithçka do të përcaktohet më tepër nga qëndrimi i LDK-së sesa nga dinamikat e saj të brendshme.
“Rruga më e mirë dhe më reale për t’i mbyllur krizat institucionale në Kosovë është një marrëveshje qeverisëse mes LVV-së dhe LDK-së. Por kjo varet në masë të madhe nga LDK-ja, e cila përballet me një krizë të rëndë të prodhuar nga elita e saj politike, si nga ajo tradicionale ashtu edhe nga brezi i ri me Abdixhikun dhe Osmanin”, u shpreh ai.
Kapiti nuk ngurroi të kritikojë ashpër edhe opozitën dhe mënyrën se si ajo po sillet ndaj kryeministrit Kurti.
Ai vlerësoi se opozita jep përshtypjen se qëndron më afër Listës Serbe sesa Vetëvendosjes.
“Tërësia e opozitës politike në Kosovë po kalon një krizë të thellë demokratike dhe atdhetare, prej së cilës nuk buron asnjë alternativë në dobi të shtetit. Opozita të lë ndjesinë se është më në një mendje me Listën Serbe dhe Beogradin se sa me Kurtin dhe LVV-në. Megjithatë, vetë Kurti duhet të shfaqë tolerancë, sepse në demokraci dalja nga ngërçi arrihet edhe përmes pajtimit, konsensusit dhe koalicioneve. Duhet pranuar diçka në shërbim të interesit kombëtar”, tha ai.
Në këtë kontekst, Kapiti shpreson që LDK-ja dhe LVV-ja të gjejnë gjuhën e përbashkët, me qëllim që më pas të avancohet një kandidaturë presidenciale jashtë radhëve partiake dhe me integritet kombëtar.
“Do të ishte pozitive që LVV-ja dhe LDK-ja të lidhnin një marrëveshje ku posti i presidentit t’i besohej LDK-së, ndërsa kandidati të vinte nga jashtë politikës, një figurë e besuar dhe emblemë e bashkimit kombëtar, tipare që nuk i gjen dot tek asnjë deputet i tanishëm i LDK-së, e cila tashmë është e rraskapitur dhe e konsumuar politikisht”, përfundoi Skënder Kapiti për “Bota sot”.
Vetëm pak muaj pasi Aston Martin nisi dorëzimet e modelit të ri Valhalla, dy ekzemplarë pothuajse të papërdorur do të…
Aktivisti Martinjo Myrtollari, i ftuar në programin e drekës në Neës 24 deklaroi se problemi nuk qëndronte te koncerti i…
Në një atmosferë të qetë, krejt ndryshe nga sesioni i kaluar i shoqëruar me hedhje vezësh dhe ofendime, deputetët e…
Manchester United ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian Andrey Santos nga Chelsea.Klubi nga "Old Trafford" ka paguar 48 milionë funte,…
Olta Gixhari ka sjellë atmosferën e verës në profilin e saj në Instagram, ku ka publikuar disa pamje nga një…
Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Lazarov Aleksandar (41) nga Koçani, nga babai Metodi…