Categories: kosovë

Ngjela ironizon Vuçiçin: Kosova mbështetet nga SHBA dhe NATO, kundër kujt synon luftën?

Pas deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, avokati Spartak Ngjela ka reaguar duke vënë në lojë kërcënimet e tij për luftë ndaj Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ngjela u shpreh se Vuçiç po tenton të manipulojë opinionin publik në Serbi, ndërsa nënvizoi se Kosova ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të trupave të NATO-s.

Të lidhura

None found

“Kosova ka Amerikën dhe trupa të NATO-s. Me kë do të bësh luftë?”, shkroi ai. Më tej, Ngjela shtoi se shqiptarët duhet t’i presin me qetësi zhvillimet historike, duke përmendur edhe pikëpamjen e tij për bashkimin kombëtar.

Postimi i plotë:

Kemi çdo arsye për të hyrë në luftë!

Kështu po e kërcënon Vuçiç Kosovën, kur ai thotë:

“Kemi armë më të avancuara se ato të Izraelit; prandaj kemi arsye për të hyrë në luftë kundër Kosovës”.

Mirë, oré mirë, ti ke armët kundër Kosovës, por Kosova ka Amerikën dhe trupa të NATO-s dhe, edhe me trupa amerikane brenda saj, në ruajtjen e Kosovës.

Domethënë, o Vuçiç ziu – me kë do të bësh luftë?!!

Se të gjithë analistët sot e dinë që me këtë luftë që po reklamon: ti po kërkon të gënjesh serbët me mashtrim politik, dhe prandaj që ne shqiptarët qeshim me ty kur ti thua përditë se do të sulmosh Kosovën, sepse ne e dimë që ti po e gënjen, me mashtrim, popullin tënd… hahahahaha..

Vuçiç! Mbaje mend se kjo kohë është koha e shqiptarëve dhe e shqiptarisë. Dhe shqiptarët kanë akoma territore të tjera të banuara nga shqiptarë etnikë, për të marrë: në Serbi dhe në Greqi.

Shikoni historinë që po vjen, dhe priteni me qetësi formimin e plotë të Shqipërisë etnike, e cila po rilind: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Çamëria.

Spartak Ngjela

Tiranë më:

27 qershor 2026

të fundit

Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS, takimi në Gjirin e Lalzit! Nga protestat studentore te zgjedhjet e 9 majit! Çfarë do diskutohet

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, në orën 10:30, në zonën e Gjirit të Lalzit. Në qendër…

2 minutes ago

Egjipti largon Hossam Hassanin nga drejtimi i kombëtares pas sherrit mes dy grave të tij

Hossam Hassan nuk është më trajner i ekipit kombëtar të Egjiptit. Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-trajnerin,…

2 minutes ago

Futsall, Kosova synon fitoren ndaj Italisë në transfertë

Pas humbjes së ngushtë 4:3 të premten e shkuar në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në futsall synon revanshin ndaj Italisë,…

8 minutes ago

Betim Fazliji i bashkohet Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Pas mungesave tashmë të konfirmuara te Kombëtarja e Kosovës në futboll për duelet e këtij muaji në Ligën e Kombeve,…

8 minutes ago

Skënderbeu jep lajmin për shëndetin e presidentit Ardjan Takaj pas operacionit

Përmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Skënderbeut ka dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj…

8 minutes ago

SHBA zhvendos avionët nga një tjetër bazë në Britani për shkak të shqetësimeve ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë zhvendosur avionët ushtarakë nga një bazë e dytë ajrore në Britaninë e Madhe, mes shqetësimeve për…

8 minutes ago