Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të parakohshme ndaj seancave të Kuvendit, nga 27 korriku.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.
“Më 24 korrik, Gjykata, njëzëri, vendosi të caktojë ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30-ditor ; të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; t’ua kumtojë këtë vendim palëve; të publikojë këtë vendim në Gazetën Zyrtare dhe që vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, u tha në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese./REL/