Hamëz dhe Adem Jashari, dy pasardhësit e familjes Jashari, kanë vizituar dje veriun e Kosovës, ku kanë kujtuar edhe dy policët e vrarë në veri, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku.
Pamjet nga vizita e tyre i ka ndarë Hamës Jashari, në llogarinë e tij në Facebook, ku ka shkruar “Nga Prekazi në Veri!”.
“Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës. Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit. Të fala nga Veriu!”, thuhet në postimin e tij.