Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 50.89% të votave.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 37.50% të votave.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), 29.80% të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 16.29% të votave.
Sipas numërimit të deritashëm AAK-ja me partnerë të koalicionit ka 7.92% të votave ndersa Koalicioni per Familjen 2%. /albeu.com/
28 subjekte politike me 1.280 kandidatë konkurrojnë sot për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar ulëset në parlamentin 120 vendesh të Kosovës në zgjedhjet e sotme parlamentare.
Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike.
Procesi i votimit është mbyllur në 19:00. 940 qendra votimi ishin të hapura që prej orës shtatë të mëngjesit, ndërsa mbi 100 të dërguar të Bashkimit Evropian dhe 18 nga Këshilli i Evropës ishin vëzhgues të procesit.
Zgjedhjet e së dielës janë të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.