Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë formalizuar Marrëveshjen e Zbatimit të projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave (EEW)”. Nisma synon përmirësimin e kushteve strukturore, individuale dhe shoqërore për gratë në Kosovë, duke zgjeruar qasjen e tyre në tregun e punës dhe mundësitë për punësim. Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet grave nga zonat rurale dhe kategorive më pak të përfaqësuara.
None found
Ministria njofton se projekti do të ndihmojë në zhvillimin dhe avancimin e shërbimeve të punësimit, forcimin e kapaciteteve institucionale, ofrimin e orientimit në karrierë dhe aftësimin profesional. Po ashtu, do të nxitet zbatimi i politikave aktive të tregut të punës, me qëllim hapjen e më shumë mundësive për pjesëmarrjen e grave në jetën ekonomike.
Në kuadër të projektit parashikohet një bashkëpunim i afërt me Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës për përkrahjen e ndërmarrjeve sociale. Sipas njoftimit, do të krijohet një grup i përbashkët pune dhe do të kryhet një vlerësim i nevojave. Gjetjet e këtij vlerësimi do të shërbejnë si bazë për planifikimin e aktiviteteve të ardhshme, në përputhje me objektivat e projektit dhe burimet që janë në dispozicion.
Kjo marrëveshje është pjesë e bashkëpunimit zhvillimor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Zbatimi i saj bëhet në kuadër të marrëveshjeve dhe dakordimeve të arritura ndërmjet dy qeverive për bashkëpunim ekonomik dhe teknik, duke rikonfirmuar partneritetin e afërt të të dyja vendeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe social të Kosovës.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, shprehu shqetësim për rastet e dhunës mes bashkëmoshatarëve në vend, duke theksuar se…
Arda Kurtulan ka vendosur që në të ardhmen ta përfaqësojë Turqinë, duke i dhënë fund mundësisë për të luajtur me…
Maqedonia e Veriut po i intensifikon aktivitetet për ndërtimin e interkoneksioneve të reja të gazit me vendet fqinje, me qëllim…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, njoftoi se në ditët në vijim do të zhvillojë takime me disa institucione financiare që…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së…
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve…