Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se fuqizimi ekonomik i grave ka rëndësi thelbësore, duke nënvizuar se përkrahja ndaj grave ndërmarrëse nuk duhet të mbetet vetëm te deklaratat, por të shoqërohet me politika dhe programe konkrete.
Këto deklarata ai i bëri në konferencën e parë “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ku ishin të pranishme rreth 300 gra nga fusha e ndërmarrësisë, si edhe përfaqësuese të institucioneve dhe organizatave vendore e ndërkombëtare.
None found
Sipas Kurtit, një grua që është e pavarur ekonomikisht përbën themelin e një familjeje të qëndrueshme, të një shoqërie përparimtare dhe të një ekonomie të zhvilluar.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se barazia është parimi udhëheqës dhe rruga e vetme drejt progresit. Prandaj, jemi kujdesur që mbështetja jonë për gratë në biznese të mos mbetet vetëm deklarative, por të përkthehet në programe të dedikuara, si subvencionimi i drejtpërdrejtë dhe lehtësimi i qasjes në financa”, ka thënë Kurti.
Ai bëri të ditur se edhe gjatë këtij viti do të vijojë zgjerimi i mbështetjes për bizneset, inovacionin, digjitalizimin dhe ndërmarrësinë e grave.
“Do të vazhdojmë të zgjerojmë mbështetjen për bizneset, inovacionin, digjitalizimin dhe ndërmarrësinë e grave, përfshirë edhe themelimin e Divizionit për Gratë Ndërmarrëse në Agjencinë të cilën po e krijon Ministria”, është shprehur ai.
Po ashtu, kryeministri në detyrë njoftoi edhe fillimin e Programit “Superpuna për Gratë”, që synon rritjen e përfshirjes së grave në tregun e punës.
“Në mbështetje të punësimit dhe zhvillimit ekonomik, do të nisë Programi ‘Superpuna për Gratë’, i cili do të garantojë pagën minimale për gjashtë muaj për gratë që hyjnë ose rikthehen në tregun e punës, duke krijuar përfitime si për punëmarrëset ashtu edhe për bizneset”, ka deklaruar Kurti.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në drejtimin e administratës së tij. Stephen Miller, aktualisht zëvendësshef…
Kaosi shpërtheu në një aeroplan në aeroportin El Dorado të Bogotës në Kolumbi, kur një sherr midis dy pasagjerëve për…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot me kryetarët e komunave, me ç’rast është njohur nga…
Në fillim të kësaj jave, në Policinë e Kosovës janë raportuar ndryshime të shumta në strukturën udhëheqëse, me emërime dhe…
Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 i gazetares Klodiana Lala trajton rastin e ish-zëvendës kryeministres Belinda Balluku, duke u ndalur në…