Categories: kosovë

Nela: Deklarata e ministres serbe duhet të shërbejë për përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Pohimet e fundit të Snezhana Paunoviç, ministres në Qeverinë e Serbisë, kanë shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë dhe në rajon. Publicisti Milaim Nela ka komentuar deklaratën e saj, pasi ajo tha se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”.

Të lidhura

None found

Sipas Nelës, ky qëndrim nuk duhet parë si një prononcim i zakonshëm për media, por si një mesazh me peshë politike. Ai vlerëson se deklarata të tilla, kur vijnë nga përfaqësues të lartë serbë, duhen trajtuar seriozisht.

Ai ka kërkuar që ky rast të përdoret si argument për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës, përfshirë edhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO, të cilin e konsideron garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Nela ka përmendur se Kroacia është shteti i parë i NATO-s që e ka shprehur dhe mbështetur këtë qëndrim. Sipas tij, Kosova duhet ta kërkojë me ngulm këtë synim, ndërsa edhe Shqipëria duhej të kishte lobuar për të.

Duke iu referuar marrëdhënieve të institucioneve shqiptare me Serbinë, ai ka kritikuar mënyrën e trajtimit të deklaratave të tilla, duke theksuar se ato nuk duhen lënë në heshtje, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Deklarata e Ministreshes Serbe ndaj Kosovës, spastrimit etnik e sidomos synimit për ta ripushtuar ate sapo të largohet KFOR që praktikisht është qendrim zyrtar i qeverisë Serbe duhet të përdoret si argument për anëtaresimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO si garanci për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj!

Kroacia është shteti i parë i NATOs që e ka artikuluar dhe mbështetur këtë!

Këtë duhet ta synojë e kërkojë fort edhe Kosova!

Këtë duhet ta kishte kërkuar dhe lobuar edhe Shqipëria por kjo nuk mund të bëhet pa larguar vasalin e Serbisë, Edi Ramën dhe partinë e Miladinit dhe Dushanit nga pushteti!

Qëndrimi i Paunoviqit nuk duhet anashkaluar si një deklaratë e thjeshtë mediatike sepse nuk është e tillë!

Është shumë më shumë se kaq!

të fundit

Jari Litmanen, ikona finlandeze që pushtoi Evropën dhe fitoi admirimin e Gerrardit e Xavit

Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…

3 hours ago

Guardiola rekomandoi Vicensin, spanjolli merr drejtimin e Lyonit

Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…

3 hours ago

Horoskopi 11 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…

3 hours ago

Kurti at dinner hosted by Macron at the Élysée Palace in Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…

3 hours ago

Rama in Paris: Kosovo is an independent state and cannot become a new Serbian fantasy

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…

3 hours ago

Rama and his wife attend Macron’s presidential reception in Paris

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…

3 hours ago