Categories: kosovë

Negociatat Kosovë-Serbi mbeten të bllokuara, pa një rrugë të qartë përpara

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i ngrirë, ndonëse nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet rikthimi i bisedimeve në nivel të lartë. Analistë dhe ekspertë thonë se përpjekjet e deritanishme kanë dështuar dhe se nevojitet një proces i ri, ku palët të trajtohen në mënyrë të barabartë. Si parakushte për vazhdim, ata përmendin përmbushjen e detyrimeve nga Serbia dhe dorëzimin e Milan Radoiçiqit para drejtësisë në Kosovë.

Të lidhura

None found

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dialogu prej kohësh nuk ka shënuar përparim. Thirrjet ndërkombëtare për rifillimin e takimeve të nivelit të lartë deri tani nuk janë pasuar nga hapa konkretë.

Kaja Kallas, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, së fundmi u kërkoi të dyja palëve të bëjnë përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të zbatojnë marrëveshjet e dakorduara, me theks të veçantë te Marrëveshja e Ohrit.

Pas konstituimit të institucioneve të Kosovës, çështja e dialogut është bërë sërish pjesë qendrore e debatit publik. Sidoqoftë, si marrëveshjet e nënshkruara ndër vite, ashtu edhe mënyra si është zhvilluar procesi, po përballen me kritika nga ekspertë të së drejtës kushtetuese dhe analistë politikë.

Mazllum Baraliu, njohës i çështjeve kushtetuese, mendon se dialogu i deritanishëm ka dështuar. Sipas tij, një proces i ri duhet të nisë mbi parime të ndryshme dhe me barazi të plotë për të dyja palët.

Baraliu thotë gjithashtu se veprimet e deritanishme kanë cenuar besimin te Bashkimi Evropian në rolin e ndërmjetësuesit.

“Janë mbi 41 marrëveshje, secila më e dëmshme se tjetra për Kosovën, po ato kanë rënë, dialogu ka rënë, d.m.th. ka vdekur. Thjesht duhet edhe ndërmjetësimi i BE-së dhe besueshmëria në atë ndërmjetësim ka rënë me këtë që kanë bërë, duke na dënuar gjithë historinë tonë dhe ardhmërinë tonë dhe rrënjët dhe themelet e shtetit me këtë aktgjykim. Me Serbinë s’kemi çka diskutojmë, sepse asnjë rezultat nuk ka prodhuar dhe as nuk do të prodhojë”, tha Baraliu.

Edhe analisti Dorajet Imeri e konsideron të pamundur vijimin e dialogut në kushtet aktuale.

“Për sa kohë Serbia mban këtë qëndrim, dialogu nuk mund të vazhdojë. Ajo duhet ta pranojë realitetin e ri dhe t’ua dorëzojë institucioneve të drejtësisë së Kosovës Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij. Ndaj tij është ngritur aktakuzë për të paktën dy krime, terrorizëm dhe krime lufte. Radoiçiqi nuk mund të jetë i lirë në sheshet e Serbisë, ndërsa Serbia të pretendojë se synon normalizimin e raporteve me Kosovën. Kjo çështje tashmë është e qartë”, tha Imeri.

RTK-ja kërkoi një përgjigje nga Qeveria e Kosovës për këtë temë, por nuk mori përgjigje deri në transmetimin e kronikës. Në korrik, gjatë takimit me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen, kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit konstruktiv, paqes së qëndrueshme dhe zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.

Bisedimet e fundit të nivelit të lartë mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, u zhvilluan në Bruksel më 26 qershor 2024. Takimi i fundit trepalësh mes kryenegociatorëve u mbajt më 11 shtator 2025.

të fundit

Berisha për tensionet në selinë e PD-së: Protestuesit nuk na kanë sulmuar në asnjë rast

Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person…

5 minutes ago

Teuta ruan kreun, Egnatia afrohet pas ndalesës së Dinamos; Vora dhe Skënderbeu marrin pikë të rëndësishme në javën e 7-të (RENDITJA)

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027Kampionati “Abissnet Superiore” ka përmbyllur ndeshjet e javës së 7-të, me pesë takime të zhvilluara nga e…

8 minutes ago

Arteta kërkon më shumë saktësi nga Arsenali pas fitores ndaj Nottingham Forestit

Arsenali ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Nottingham Forestit, por trajneri Mikel Arteta ka kërkuar më shumë efikasitet nga skuadra…

9 minutes ago

Qytetet amerikane me infrastrukturën më të zhvilluar të karikimit

Me çmimet e larta të karburantit, makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse. Megjithatë, infrastruktura e karikimit në SHBA…

9 minutes ago

Jakup Huseini i VLEN-it uron Arkin Jahijin e AKI-së për fitoren

Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim,…

23 minutes ago

Një viktimë dhe tre të plagosur në katër aksidente rrugore në Maqedoninë e Veriut

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar në katër aksidente trafiku të regjistruara më…

23 minutes ago