kosovë

I dërguari i posaçëm i BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë viziton Prishtinën dhe Beogradin

Peter Sorensen – i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë – do t’i vizitojë Prishtinën dhe Beogradin të mërkurën dhe enjten, ka konfirmuar Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS).

Sipas paralajmërimeve nga Brukseli, emisari evropian pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e të dyja shteteve, ndërsa në Kosovë është planifikuar edhe një takim me përfaqësuesit e partive opozitare.

Të lidhura

None found

Sorensen do ta nisë vizitën më 14 janar në Prishtinë, ndërsa një ditë më vonë, më 15 janar, do të qëndrojë në Beograd.

Kjo do të jetë vizita e tij e parë qëkurse iu vazhdua mandati edhe për dy vjet të tjera si i dërguar për dialogun mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve fqinje.

Gjatë mandatit të parë, ai zhvilloi vetëm dy takime në nivel kryenegociatorësh, të cilat nuk dhanë fryt.

Mungesa e përparimit në dialog gjatë kësaj kohe iu atribuua kryesisht zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë dhe Serbi, e jo mungesës së angazhimit të ndërmjetësit evropian.

Vizita e tij po ndodh në një kohë kur Kosova pritet ta ketë një qeveri të re pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, të cilat i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Brukseli pret që, pas formimit të qeverisë së re në Prishtinë, procesi i dialogut të ringjallet dhe mbase të mbahet edhe një takim në nivelin më të lartë politik.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e cila ende nuk ka ndërmjetësuar ndonjë rund dialogu në nivelin më të lartë politik, do të përpiqet të arrijë diçka në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është arsyetuar me rrethanat e rënduara politike në të dyja vendet, përfshirë ngërçin politik në Kosovë që karakterizoi vitin 2025 dhe situatën në Serbi si pasojë e protestave të studentëve që po zhvillohen që nga vjeshta e vitit 2024.

Megjithatë, pas rezultatit zgjedhor në Kosovë dhe fitores së qartë të Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkimi Evropian vlerëson se janë pjekur kushtet për të synuar organizimin e një rundi të dialogut në nivel liderësh, sapo vendi t’i themelojë institucionet e reja.

Bashkimi Evropian ka apeluar vazhdimisht, përfshirë edhe përmes dokumenteve zyrtare, si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, që të kenë një qasje konstruktive ndaj procesit të dialogut.

Në konkluzionet e dhjetorit 2025, Këshilli i Ministrave të BE-së ka përshëndetur gatishmërinë e Kallasit për të thirrur një takim të nivelit të lartë të dialogut sapo të krijohen kushtet e favorshme.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për rrugën drejt normalizimit, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, më 2023, por nuk janë duke e zbatuar atë.

Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është e detyrueshme për të dyja palët.

Kjo marrëveshje prej 11 nenesh, ndër tjerash, parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut 15-vjeçar./rel

të fundit

Është një jashtëtokësor”, Messi vendos rekord të ri në MLS dhe mahnit trajnerin

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin amerikan, duke dëshmuar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet një prej futbollistëve…

2 minutes ago

Moska kundërshton akuzat e Ramës për protestat: Në rrugë kanë dalë qytetarët shqiptarë

Akuzat e kryeministrit Edi Rama se Rusia dhe Irani mund të kenë gisht në protestat kundër qeverisë shqiptare kanë nxitur…

2 minutes ago

Jakup Huseini of VLEN congratulates AKI’s Arkin Jahiji on his victory

Pas shpalles së fitores në garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës, nga Arkin Jahiji i Aleancës Kombëtare për Integrim,…

20 minutes ago

One killed and three injured in four road accidents in North Macedonia

Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar në katër aksidente trafiku të regjistruara më…

21 minutes ago

More than 100 lecturers sign in support of students, Political Dialogue Forum says solidarity must be demonstrated

Mbi 100 pedagogë kanë nënshkruar deklaratën në mbrojtje të studentëve dhe të drejtave të tyre, pas episodeve të dhunës gjatë…

23 minutes ago

Berisha on tensions at the Democratic Party headquarters: Protesters have not attacked us at any point

Berisha deklaroi se protestuesit nuk kanë ndërmarrë asnjë sulm ndaj Partisë Demokratike gjatë ditëve të fundit. Sipas tij, një person…

23 minutes ago