Në Mitrovicë të Veriut së shpejti hapet edhe Posta e Kosovës, përgatitjet janë në fazën finale

Përgatitjet për hapjen e Postës së Kosovës në Mitrovicë të Veriut janë në fazën përfundimtare.

Sipas informatave që posedon Telegrafi, hapja e Postës së Kosovës pritet të bëhet gjatë kësaj jave.

Përveç kësaj, vlen të theksohet se në Mitrovicën e Veriut po vazhdon hapja e bizneseve kosovare, të cilat deri tani nuk kanë operuar në këtë pjesë të qytetit.

Këto biznese jo vetëm që ofrojnë shërbime dhe produkte të reja për banorët, por gjithashtu ndihmojnë në rritjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e vendeve të reja të punës.


Shtuar 27.08.2024 15:56