Vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore në Kosovë, Shkurte Fejzës, Gresa Behluli gjithnjë është treguar tepër diskrete rreth jetës së saj personale, mirëpo së fundmi e ka thyer “rregullin” dhe ka vendosur që të japë një lajm të bukur nëpërmjet projektit muzikor më të ri.
Në klip, ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Kënga mban titullin “Numero Uno”, e cila para disa orësh është publikuar në Youtube.
Kujtojmë se më herët lart e poshtë thuhej se Gresa ishte në pritje të ëmbël. Artistja përflitej prej kohësh se ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi do të bëheshin prindër për herë të parë.