Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes i Kosovës, mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Pas përfundimit të takimit, ai njoftoi se pjesëmarrësit riafirmuan mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për Ukrainën dhe qytetarët e saj.
None found
Maqedonci tha se Kosova kontribuon në këtë përpjekje duke trajnuar pjesëtarë të ushtrisë ukrainase dhe duke ofruar mbështetje ushtarake.
Në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Kosova ka trajnuar 146 ushtarakë ukrainas në shtatë grupe dhe ka dërguar dy pako me mbështetje ushtarake, sipas ministrit.
Ai shtoi se për më shumë se dy vjet, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas përmes operacionit britanik Interflex.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe paqes në Evropë”, shkroi Maqedonci.
Para takimit, gjatë qëndrimit në Bruksel, ministri kosovar u takua me homologun e tij shqiptar, Ermal Nufi. Takimi u zhvillua në Përfaqësinë e Shqipërisë në NATO.
Maqedonci bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, përfundoi ai.
FBI ka publikuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike që mund të prekin biznese dhe organizata në mbarë botën. [...]Read…
Parlamenti i Suedisë ka votuar për përfshirjen e së drejtës për abort në Kushtetutë, duke synuar garantimin e një mbrojtjeje…
Një operacion i veçantë sigurie u zhvillua të martën, më 17 nëntor 2026, në gjykatën e Reimsit, ku u angazhuan…
Zëvendëskryetari dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi vizitë pune në Lituani, në prag të kryesimit të saj me…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës,…
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë nismash për marrëveshje kredie dhe grantesh…