Categories: kosovë

Maqedonci: Njohja nga Ukraina do të zgjeronte mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, paraqiti në Bruksel kontributin e Kosovës në pastrimin e minave dhe mbështetjen për Ukrainën, gjatë konferencës kushtuar deminimit të këtij vendi.

Sipas tij, që prej vitit 1999, Kosova dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë pastruar 62 milionë metra katrorë tokë, kanë asgjësuar 93 mijë mjete shpërthyese dhe kanë reaguar ndaj afro 10 mijë thirrjeve për shkatërrimin e tyre.

Të lidhura

None found

Ministri bëri të ditur se Kosova ka trajnuar 146 pjesëtarë të institucioneve ukrainase për deminim, ka dhënë dy pako mbështetëse ushtarake dhe ka ndihmuar në trajnimin e rekrutëve ukrainas në Britani.

Ai shprehu gatishmërinë për vijimin e mbështetjes ndaj Ukrainës dhe vlerësoi se njohja e Kosovës nga Ukraina do ta bënte më të lehtë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

Në adresimin e tij në Ukraine Mine Action Conference (UMAC), të organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina në partneritet me Mbretërinë e Belgjikës, Maqedonci iu drejtua kryeministrit, ministrave dhe të pranishmëve të tjerë.

Ai tha se përvoja e Kosovës në pastrimin e minave dhe mjeteve të pashpërthyera është fituar pa u lënduar asnjë pjesëtar i FSK-së gjatë këtyre operacioneve.

Duke ritheksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës ndaj Ukrainës, ministri sqaroi se FSK-ja, si pjesë e Koalicionit për Deminim dhe në bashkëpunim me Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara, ka trajnuar shtatë grupe me gjithsej 146 pjesëtarë të Policisë Kombëtare, Gardës Kombëtare dhe Shërbimeve të Emergjencës së Ukrainës.

Krahas dy pakove mbështetëse ushtarake, Kosova ka marrë pjesë për dy vjet në Operacionin Interflex në Mbretërinë e Bashkuar, për trajnimin e rekrutëve ukrainas, dhe ka pritur gazetarë nga Ukraina.

Maqedonci tha se Kosova është e gatshme të vërë në dispozicion ekspertizën e saj në deminim për rimëkëmbjen e Ukrainës pas konfliktit, por edhe në faza të tjera, kur një gjë e tillë të vendoset bashkërisht.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga Ukraina do të ndihmonte në ofrimin e më shumë mbështetjeje për Ukrainën, pa u përballur me procedura dhe pengesa që ai i cilësoi të panevojshme.

Ministri vuri në dukje se, edhe pse kjo çështje mund të mos lidhet drejtpërdrejt me konferencën, përveç ndihmës së drejtpërdrejtë për Ukrainën, duhet të ruhet vigjilenca ndaj përpjekjeve të Rusisë për të zgjeruar dhe mbajtur ndikimin e saj në Evropë dhe brenda kufijve gjeografikë të Bashkimit Evropian.

Ai tha se ndikimi rus vazhdon të jetë i pranishëm në Serbi, ku institucione ruse mbajnë kontakte, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me institucionet e sigurisë. Sipas tij, ato vijojnë të angazhohen edhe në mbështetje të mbrojtjes civile dhe aktiviteteve të tjera në Serbi.

Maqedonci u shpreh se zvogëlimi dhe pengimi i pranisë ruse në Evropë ose brenda kufijve evropianë do të ndihmonte Ukrainën dhe sigurinë e Evropës. Ai e përfundoi fjalën duke falënderuar të pranishmit.

të fundit

Blerësit e Bugatti-t janë mesatarisht 42 vjeç, ndërsa një klient ka 14 vetura të markës

Bugatti mund të lidhet me pasurinë e trashëguar, stilin e jetesës luksoze dhe koleksionistët që kanë kaluar dekada duke grumbulluar…

7 minutes ago

Ndërprerje në shërbimet online të bankave amerikane, mijëra klientë nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…

9 minutes ago

Rasti Negreira drejt vendimit pas më shumë se tre vjet e gjysmë hetimesh për Barcelonën

Pas më shumë se tre vjet e gjysmë hetimesh, çështja që tronditi futbollin spanjoll po i afrohet momentit vendimtar. Gjykatësja…

21 minutes ago

Waitz: Korrupsioni frenon zhvillimin e Maqedonisë së Veriut, duhen përpjekje për kapërcimin e pengesave nga Bullgaria

Sundimi funksional i së drejtës, zbatimi konsikuent i ligjeve dhe përzgjedhja e kuadrove udhëheqëse në bazë të arsimit, përvojës së…

26 minutes ago

Pecakov condemns attack on 26-year-old woman in Ohrid, urges institutions to act swiftly

Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, dënoi ashpër dhunën ndaj vajzës 26-vjeçare, e cila përfundoi në spital me lëndime…

34 minutes ago

Baloku comments on the arrest of former minister Haraqija and brings one of his statements back into focus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Baloku, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Kulturës, Haraqija. Në një postim, Baloku ka…

35 minutes ago