Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka nënshkruar sot me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Maqedonci në një njoftim në Facebook ka shkruar se kjo marrëveshje do të formësojë edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.
None found
“Bashkëpunimi përfshinë koordinimin për mbështetjen e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, realizimin e ushtrimeve dhe trajnime të përbashkëta, mbështetje dhe trajnime për operacione ndërkombëtare dhe misione ushtarake, si dhe shkëmbim përvojash në fusha të tjera”.
Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës është shprehur mirënjohëse ndaj Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme në zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Edhe Britania e Madhe ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke deklaruar se Memorandumi do të ndikojë në rritjen e sigurisë rajonale
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Kavajës,…
Situata në protestën e 171-të kundër qeverisë është tepër shqetësuese. Policia, pasi ka bllokuar protestuesit në një cep të bulevardit…
Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se Teherani do të përballet me…
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka marrë pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen…
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë nismash për marrëveshje kredie dhe grantesh…
Zëvendëskryetari dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi vizitë pune në Lituani, në prag të kryesimit të saj me…