Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka vizituar presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç.
Ruge tha se në takim me Vuçiçin ka diskutuar për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë.
Ai po ashu tha se NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023.
“Diskutim i mirë me Presidentin Aleksander Vuçiç për marrëdhëniet mes NATO-s dhe Serbisë, të cilat shpresojmë t’i shohim të thelluara. Ne diskutuam gjithashtu çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO pret nga Serbia për të ndihmuar në sigurimin e përgjegjësisë së plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit 2023”, ka shkruar ai në X.
Gjatë ditës së djeshme, Ruge është takuar edhe me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani e cila i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.KosovaPress