kosovë

Ndërron jetë 21-vjeçarja që u godit nga treni në Prishtinë

Ka ndërruar jetë 21-vjeçarja e cila ishte goditur nga treni në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Mjekimit të Intesives, Shaqir Uka.

Të lidhura

None found

Ai ka deklaruar se viktima nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit.

“Fatkeqësisht sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë, nuk ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra nga goditja e trenit”, theksoi ai.

Ndryshe, policia kishte njoftuar se aksidenti kishte ndodhur më 26 mars, rreth orës 16:30.

“Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, kishte deklaruar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

të fundit

Përse motra mbetet shoqja më e mirë e jetës

Një studim i publikuar në Journal of Relationships Research tregon se marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve, veçanërisht kur janë të…

4 minutes ago

Aktori shqiptar Klodian Hoxha tregon detaje nga roli i tij në një serial serb dhe planet për të ardhmen

Aktori shqiptar Klodian Hoxha, do të jetë pjesë e kastit në një serial serb i cili do të transmetohet në…

7 minutes ago

Ish-bashkëshorti Sean Penn ende dashuria më e madhe për Madonnën, albumi i ri e afron me të bijën Lourdes

Edhe pse në albumin e saj më të ri Madonna i referohet me tone kritike ish-bashkëshortit Sean Penn, një mik…

7 minutes ago

Egli Tako zbulon detaje nga jeta private: Premtimi që mbajta dhe pse në çift gruaja duhet të trajtohet si “princeshë”

Egli Tako vjen në një nga rrëfimet më personale në [...]Read More...

8 minutes ago

Orlando Bloom dhe Luisa Lemel shfaqen të dashuruar gjatë pushimeve në Itali

Orlando Bloom dhe partnerja e tij, modelja 28-vjeçare Luisa Lemel, janë fotografuar duke kaluar disa ditë relaksi në bregdetin italian,…

8 minutes ago

Masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta/ Njihuni me parashikimin e motit, 29 Korrik 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet…

10 minutes ago