Një kontejner me mish viçi të skaduar, i cili po transportohej drejt Kosovës, është ndaluar të enjten në Portin e Tivarit nga autoritetet malazeze.
None found
Sipas Drejtorisë së Doganave të Malit të Zi, ngarkesa i përkiste kompanisë kosovare “Apetiti SHPK” dhe përbëhej nga 1 mijë e 321 paketime me mish viçi të ngrirë. Pesha bruto e saj arrinte në 24 mijë e 650 kilogramë.
Inspektimi zbuloi se data e skadencës së produktit ishte 14 maj 2026.
Pas konstatimit, rasti iu përcoll inspektorit veterinar dhe Drejtorisë së Policisë, të cilat po ndjekin procedurat përkatëse brenda kompetencave ligjore.
Ky është incidenti i dytë brenda 10 ditësh që lidhet me mishin e kësaj kompanie në Portin e Tivarit. Më 15 shtator, autoritetet malazeze bënë të ditur se kishin bllokuar tre kontejnerë me mish viçi, me peshë të përgjithshme bruto 77 mijë e 841,03 kilogramësh.
Dogana e Malit të Zi deklaroi se gjatë kontrollit të atëhershëm ishte vërejtur se deklaratat fillestare, ku shënohej afati i skaduar, ishin hequr dhe zëvendësuar me dokumente të tjera me një afat përdorimi të ndryshuar.
Pas përmbylljes së procedurave të tjera ligjore, mishi i sekuestruar në tre kontejnerët pritet të asgjësohet.
Autoritetet doganore malazeze thanë gjithashtu se, në komunikim me administratat doganore të vendeve fqinje, kanë marrë të dhëna për parregullsi të lidhura me këtë kompani edhe në Portin e Durrësit. Informacioni është përcjellë te administratat doganore përgjegjëse.
Për rastet është vënë në dijeni edhe Organizata Botërore e Doganave, me qëllim që administratat e tjera doganore të paralajmërohen për këtë mënyrë të tentativës për shpërndarjen e mishit.
Sipas llogaritjeve të Doganës së Malit të Zi, në të dyja rastet është bllokuar tranziti i mishit të viçit me peshë të përgjithshme bruto 102 mijë e 491,03 kilogramësh, ose rreth 103 tonë.
Elseid HysajElseid Hysaj ka refuzuar ofertën e fundit që ka ardhur në drejtimin e tij [...]Read More...
Nga akademia e Bayernit te fanella e Kosovës, për Erblin Osmanin, ditët e fundit kanë qenë si një skenar që…
Një burrë nga një fshat në Koçan pagoi 18.000 euro për të hequr magjinë e zezë nga shtëpia e tij,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar mazhorancën për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në një postim…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në platformën “X” pas incidentit në New York, ku u përball me protestues shqiptarë që…
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale nga shqiptarë në New York, të cilët…