Categories: kosovë

Rukiqi kërkon sqarime për importin e produkteve braziliane: Pse Kosova nuk vepron si BE-ja?

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, ka kërkuar nga institucionet kosovare të sqarojnë kontrollet e kryera ndaj produkteve me origjinë shtazore të importuara nga Brazili.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi, Rukiqi ka rikujtuar se Bashkimi Evropian, nga 3 shtatori 2026, ka ndaluar përkohësisht importin e disa produkteve braziliane me origjinë shtazore, mes tyre mishin e gjedhit dhe të pulës. Sipas tij, ky vendim lidhet me standardet evropiane për përdorimin dhe mbikëqyrjen e antimikrobikëve në prodhimin e produkteve shtazore.

“Nga 3 shtatori 2026, Bashkimi Evropian ka pezulluar importin e disa produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, përfshirë mishin e gjedhit dhe të pulës, për shkak të kërkesave evropiane lidhur me përdorimin dhe kontrollin e antimikrobikëve në prodhimin shtazor”, ka shkruar Rukiqi.

Duke iu referuar këtij vendimi, ai ka pyetur pse Kosova nuk aplikon masa të ngjashme kur një produkt i importuar nuk i plotëson kriteret e sigurisë ushqimore.

“Nëse BE-ja vendos kufizime për produktet braziliane për shkak të standardeve të sigurisë ushqimore, pse ne nuk veprojmë njëjtë? Interesat e kujt po mbrohen? Pse krejt ajo zhurmë për qumësht, e tash heshtje dhe mosveprim?”, ka deklaruar Rukiqi.

Rukiqi ka sjellë në vëmendje edhe një rast të raportuar nga autoritetet e Malit të Zi. Sipas këtij raportimi, tre kontejnerë me mish viçi nga Brazili, të cilët ishin destinuar për Kosovë, kishin kaluar afatin e përdorimit.

Ai ka thënë se autoritetet malazeze kanë bërë të ditur se në Portin e Tivarit deklaratat origjinale ishin larguar dhe ishin zëvendësuar me etiketa të reja, ku shënohej një afat tjetër skadimi.

“Mali i Zi na tregoi se tre kontejnerë me mish viçi nga Brazili, të destinuar për Kosovë, kishin afatin e përdorimit të skaduar. Madje, sipas autoriteteve malazeze, në Portin e Tivarit ishin hequr deklaratat origjinale dhe ishin vendosur etiketa të reja me afat të ri skadimi”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, anëtari i LDK-së ka kërkuar të dihet se sa ngarkesa të tilla mund të kenë hyrë në Kosovë dhe sa prej tyre u janë nënshtruar kontrolleve përkatëse.

“Kush duhet të na japë përgjigje? Sa ngarkesa të tilla kanë hyrë në Kosovë? Sa prej tyre janë kontrolluar? Sa kontrolle veterinare dhe ushqimore janë bërë? A është kontrolluar origjina, afati i përdorimit dhe deklaracioni i mallit?”, ka pyetur Rukiqi.

të fundit

Mbi 55 mijë persona janë regjistruar për vaksinën e gripit; mbi 60% janë mbi 65 vjeç

Që nga 14 tetori, 55,535 qytetarë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët më shumë se 60 përqind janë mbi…

42 seconds ago

Dëshmitarët në rastin “Pulse”: Policët ndodheshin para diskotekës dhe asistuan pas shpërthimit të zjarrit

Dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja në gjyqin e 13 oficerëve të policisë të akuzuar për mosrespektimin e planit të veprimit…

1 minute ago

Përparim Rama aims for LDK leadership

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në…

1 minute ago

Ireland is considering increasing troop numbers in the KFOR mission

Irlanda po shqyrton mundësinë e rritjes së ndjeshme të numrit të ushtarëve që kontribuojnë në misionin e NATO-s në Kosovë,…

2 minutes ago

Muja announces full inspection of every meat shipment from Brazil

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka bërë të ditur se është vendosur kontroll 100 për qind për çdo dërgesë të…

2 minutes ago

Kosovo ready for EU candidate status, Kurti says after meeting with Austrian chancellor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është takuar me Kancelarin Federal të Austrisë, Christian Stocker, në…

3 minutes ago