Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli bëri të ditur se drejtues të lartë të KFOR-it kanë vizituar së fundmi personelin që vepron në Mitrovicë. Sipas njoftimit, vizitat synuan të “theksojnë praninë e vazhdueshme të KFOR-it dhe ndërgjegjësimin për situatën në veri të Kosovës”.
None found
Gjatë qëndrimit atje, komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) ndoqi nga afër aktivitetet e vazhdueshme të sigurisë së lëvizshme.
Ndërkohë, shefi i shtabit të KFOR-it u takua me pjesëtarë të MSU-së dhe të Ekipeve për Ndërlidhje dhe Monitorim (LMT), prej të cilëve mori informacionet më të fundit mbi gjendjen operacionale.
“Operacionet e dukshme të sigurisë, të ndërthurura me komunikimin e rregullt me komunitetin, i japin mundësi KFOR-it të përshtatë qëndrimin e vet, të jetë i informuar dhe i lidhur me komunitetin, si dhe të mbetet i gatshëm për të ndërhyrë sa herë që paraqitet nevoja”, thuhet në njoftim.
Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur kërkesë që në Komisionin Qendror Zgjedhor të ketë edhe përfaqësuesin e saj të tretë. Hysen Durmishi,…
Këtë të hënë, mbledhja e Këshillit Bashkiak të Klosit, ku në rendin e ditës ishte edhe çështja e bashkimit të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Romën, ku një 16-vjeçar dyshohet se ka sulmuar brutalisht nënën e tij 50-vjeçare, e…
Rikthimi i përplasjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka vënë nën presion bursat botërore dhe ka shkaktuar një…
Viti i ri shkollor nis nesër për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni. Për rreth 14.500 nxënës…
Kina jep alarmin se ka rrezik të lartë për një tjetër përmbytje pranë kufirit me Nepalin, pasi rrëshqitjet e dheut…