Gjeneral brigade Chad Daniels, shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, zhvilloi një vizitë te pjesëtarët e këtij misioni në Mitrovicë. Gjatë qëndrimit atje, ai u njoh nga afër me punën e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) dhe të Ekipeve të Ndërlidhjes dhe Monitorimit (LMT), të cilat vijojnë të mbështesin misionin e KFOR-it në Mitrovicë dhe në veri të Kosovës.
Sipas Daniels, MSU-ja garanton një prani të dukshme dhe të lëvizshme të KFOR-it në fushën e sigurisë, si dhe ruan gatishmërinë e nevojshme për reagim.
None found
“Ndërkohë, Ekipet e Ndërlidhjes dhe Monitorimit zhvillojnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha komunitetet lokale. Përmes këtij angazhimi, ato ndihmojnë KFOR-in të ketë një vlerësim më të mirë të situatës dhe të kuptojë më qartë mjedisin e sigurisë”, deklaroi gjeneral brigade Daniels.
Ai theksoi se vizita i mundësoi të shihte mënyrën se si misioni po përshtat qëndrimin e vet, duke ruajtur në të njëjtën kohë kapacitetet kryesore.
“Ajo që kam parë nga pjesëtarët tanë tregon se si KFOR-i po përshtat qëndrimin e tij, duke ruajtur njëkohësisht kapacitetet më të rëndësishme: praninë e dukshme, ndërgjegjësimin e fortë për situatën, angazhimin me të gjitha komunitetet lokale dhe forcat e gatshme për të reaguar kur është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë afatgjatë të Kombeve të Bashkuara.”
Procesi i optimizimit të pozicionimit të KFOR-it po vijon në mënyrë graduale. Vendimet për këtë proces bazohen në kushtet konkrete në terren dhe në vlerësime të pandërprera të situatës.
KFOR-i vijon të përmbushë mandatin e përcaktuar nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Misioni synon të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe të garantojë lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës e Sanxhakut u bënë sot pjesë e një tryeze diskutimi në Prishtinë, ku u ngritën…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve…
Shefi i Shtabit të misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Chad Daniels, ka vizituar pjesëtarët e KFOR-it që veprojnë në Mitrovicë,…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve…
Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi ashpër ndaj, siç thotë, glorifikimit të kriminelëve të luftës Ratko Mladiç dhe Draža Mihailoviç nga…
Ivanka Trump po shijon disa ditë pushimesh, këtë herë në brigjet e Kosta Rikës, ku është fotografuar duke kaluar kohë…