Categories: kosovë

Nagavci: Projektbuxheti 2027 së shpejti në Kuvend, një miliard euro për zhvillim

Projektligji për buxhetin e vitit 2027 pritet t’i dërgohet së shpejti Kuvendit të Kosovës. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha se në të janë parashikuar një miliard euro për zhvillim, përkatësisht për investime kapitale.

Në një deklaratë për KosovaPress, Nagavci tha se projektbuxheti do të mbështetet te prioritetet e Qeverisë dhe zotimet e fushatës zgjedhore. Sipas saj, vëmendje e veçantë do t’u kushtohet mbrojtjes, sigurisë, infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë.

Të lidhura

None found

Ajo përmendi zhvillimin e hekurudhave dhe digave, investimet në ushtri, si dhe në arsim e shëndetësi, duke i lidhur këto fusha me premtimet e kryeministrit Kurti. Nagavci u shpreh se projektet me interes për vendin do të kenë vend në buxhet, por kërkoi që propozimi, planifikimi dhe zbatimi i tyre të jenë të qëndrueshëm.

Sipas saj, projekte të parashikuara vite më parë janë zvarritur për shkak të propozimeve ose planifikimit të dobët dhe kanë kërkuar më shumë kohë sesa duhej. Nagavci tha se praktika të tilla nuk duhet të lejohen të përsëriten.

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë sot, nga ora 16:00, mbledhjen e radhës në ndërtesën e saj, sipas KosovaPress. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar mbajtjen e mbledhjes pasdite, ku pritet të miratohet projektbuxheti për vitin 2027.

Në mbledhjen e Këshillit të partisë së tij të shtunën, kryeministri Albin Kurti tha se projektbuxheti 2027 do të procedohet në Kuvend të hënën. Ai foli për mbi 1 miliard euro investime kapitale.

Deputetët e LDK-së e kanë kritikuar Qeverinë, duke thënë se ka shkelur afatin ligjor për procedimin e buxhetit të vitit 2027.

të fundit

Europe heads toward an electoral supercycle / The Guardian: The 2027 elections could shake the foundations of the European Union

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

2 hours ago

Xavi Espart, talenti i Barcelonës: Kurrë nuk do të luaja për Real Madridin

Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…

2 hours ago

Detaje të reja shqetësuese: Musiala kaloi vetëm dy episode neurologjike gjatë 12 javëve të rikuperimit

Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…

2 hours ago

Nga puna te dashuria/ Horoskopi për sot, 23 Nentor 2026

Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…

2 hours ago

Futbollisti i Villarrealit plas akuza ndaj Barcelonës: Na e vodhën ndeshjen, ashtu si në Bernabeu

Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…

2 hours ago

Evropa drejt një supercikli zgjedhor/ The Guardian: Zgjedhjet e vitit 2027 mund të tronditin themelet e Bashkimit Evropian

Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…

2 hours ago