Categories: kosovë

Mushkolaj kërkon mobilizim të fuqishëm të shtetit në fazën e Apelit

Profesoresha universitare Gjyljeta Mushkolaj ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë, si dhe fazën e mundshme të apelimit.

Të lidhura

None found

Sipas saj, barra e këtij procesi nuk duhet t’i mbetet vetëm ekipit të mbrojtjes, por duhet të përfshijë edhe të gjithë mekanizmat shtetërorë.

Mushkolaj theksoi se apelimi është para së gjithash përgjegjësi e mbrojtjes, por njëkohësisht duhet të trajtohet si çështje e shtetit. Ajo kërkoi mobilizim të fuqishëm të të gjitha kapaciteteve shtetërore, me synimin që aktgjykimi të rrëzohet në Apel.

E pyetur nëse shqyrtimi nga Apeli mund të zgjasë për vite, profesoresha vlerësoi se kjo fazë e procedurës duhet të përfundojë brenda një kohe më të shkurtër.

Ajo deklaroi se, ndonëse bëhet fjalë për një gjykatë vendore, përbërja e saj është tërësisht ndërkombëtare. Sipas Mushkolajt, institucione të tilla ndërkombëtare priren ta zgjasin veprimtarinë e tyre, pasi me vazhdimin e punës vijojnë edhe pagesat dhe çështje të tjera të ndërlidhura. Megjithatë, ajo sqaroi se ky rast dallon disi, për shkak të ekzistimit të regjistrit të gjyqtarëve, të cilët paguhen vetëm për periudhën gjatë së cilës janë aktivë.

Mushkolaj tha se pret që Dhomat e Specializuara ta mbyllin shumë shpejt edhe etapën e procedurës së apelimit.

Sipas vlerësimit të saj, procesi mund të zgjasë rreth një vit, ndërsa kërkoi që të ketë edhe presion më të madh diplomatik për të mos lejuar tejkalimin e këtij afati.

Ajo nënvizoi se kohëzgjatja nuk lidhet vetëm me vetë vendimin, por edhe me pozitën në të cilën do të ndodhet i gjithë shteti deri në nxjerrjen e vendimit përfundimtar.

Mushkolaj përmendi gjithashtu Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ka hapësirë për veprim edhe në raport me të. Ajo rikujtoi raportin e porositur nga Avokati i Popullit dhe të hartuar nga një segment i Odës së Avokatëve Britanikë, i cili kishte mbërritur shumë vonë dhe trajtonte shkeljet e ndryshme procedurale, si dhe cenimet e të drejtave të të pandehurve gjatë tërë procesit gjyqësor.

të fundit

Dy të kërkuar ekstradohen: nga Kosova në Gjermani dhe nga Italia në Kosovë

Policia e Kosovës, pikërisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së…

1 minute ago

Dëshmia e 14-vjeçares me autizëm për ngjarjen në tren: Pasagjerët ishin të përqendruar te telefonat

Dy shtetas afganë përballen me 20 akuza për vepra penale seksuale. [...]Read More...

3 minutes ago

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit, nis rruga për shpalljen zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do…

24 minutes ago

Vedat Muriqi pas golit të fitores ndaj Liverpoolit: Fenerbahce tregoi madhështinë e saj

Sulmuesi Vedat Muriqi thotë se iu treguan Evropës sa e madhe është Fenerbahce me fitoren ndaj Liverpoolit.Skuadra turke përmbysi rezultatin…

33 minutes ago

AUV launches oversight of the entire dairy chain, from farms to market

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur zbatimin e Programit të Përhershëm të Survejimit dhe Monitorimit të Sektorit të…

38 minutes ago

Hoti: Over €2.5 million allocated to organizations providing social services

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për shëndetin…

38 minutes ago