Categories: kosovësport

Muriqi nuk po e gjen veten te Lazio, 3 ekipe angleze po monitorojnë situatën

Vedat Muriqi është duke kaluar një periudhë të vështirë te Lazio, pas shkëlqimit në Turqi.

Edhe pse duket  pak e pabesueshme, gazeta italiane Corriera della Sera ka raportuar se trek lube të mëdha angleze janë të interesuara për Vedat Muriqin.

Sipas artikullit, skuadrat në fjalë janë, Burnley, Tottenhan Hotspur dhe Manchester United.

Arsyeja kryesore e interesimit të këtyre skuadrave thuhet të jetë cilësitë fizike të Muriqit të cilat vlerësohen ideale për kushtet e Premierligës.

Duke marrë parasysh sidomos klubet e Tottenhamit dhe Manchester United, të cilat kanë nevojë për një lojtar fizik në sulmin e tyre.

Muriqi ka shënuar vetëm 2 gola dhe një asistim në 24 ndeshje me Lazion, por kjo nuk është problem për skuadrat angleze.

As çmimi i kosovarit nuk është problem, pasi dihet që këto skuadra nuk do e kishin problem çmimin prej 20 milionë eurosh të lojtarit.

Gazeta italiane shkruan se qëllimi i Lazios është sigurimi i një vend në Ligën e Kampionëve, ndërsa shitja e Muriqit mund të ndodhë në verë./albeu.com/

të fundit

Emigrantët kthehen për festa/ Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me pak sportele

Festat e fundvitit kanë shtuar ndjeshëm numrin e hyrje-daljeve në pikën kufitare të Kakavijës, duke krijuar radhë të gjata pritjeje,…

6 minutes ago

Erion Veliaj uron nga burgu Krishtlindjen: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën, shpresa lind edhe në momentet më të vështira

Me anë të një postimi në "Instagram", kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar nga burgu të gjithë…

34 minutes ago

E rëndë në Kavajë/ Plagoset pronari i një agjencie udhëtimesh (EMRI)

Pak minuta më parë, një plagosje me mjet prerws (thikë) ka ndodhur në lagjen nr 2 në Kavajë. Mësohet se…

56 minutes ago

Aksion i policisë në Shkodër, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Shkodrës, ka arrestuar një 25-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 39-vjeçar, të akuzuar të dy për vjedhje…

1 hour ago

Prej një muaji Rruga e Kombit e mbuluar nga mjegulla

Prej gati një muaji, segmenti Kukës- Tunel i Kalimashit, në Rrugën e Kombit, vijon të jetë i mbuluar nga mjegulla…

1 hour ago

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Në një postim në rrjetin social Truth, Presidenti amerikan Donald Trump, shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për…

2 hours ago