kosovë

Misioni Vëzhgues i BE-së dorëzon raportin për zgjedhjet 2025, Osmani: Demokracia në vend është në përparim të vazhdueshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefen e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila i dorëzoi raportin përfundimtar të këtij misioni lidhur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Osmani falënderoi eurodeputeten dhe të gjithë anëtarët e misionit për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë procesit zgjedhor.

Të lidhura

None found

Ajo theksoi se prezenca e këtij misioni, me kërkesë të saj, dëshmon përkushtimin e Republikës së Kosovës për transparencë, llogaridhënie, sundim të ligjit dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike.

Osmani theksoi se zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 ishin një dëshmi e pjekurisë politike dhe qytetare në Kosovë, duke theksuar se edhe ky proces zgjedhor, i zhvilluar në mënyrë të qetë dhe të rregullt, konfirmoi se demokracia në Kosovë është e gjallë, e qëndrueshme dhe në përparim të vazhdueshëm.

“Nga ana e saj, Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Loiseau e përgëzoi Osmanin për angazhimin e Republikës së Kosovës në mbrojtje të vlerave demokratike dhe për organizimin paqësor të zgjedhjeve. Ajo vlerësoi pjekurinë e treguar nga qytetarët e Kosovës, si dhe bashkëpunimin e plotë të ofruar ndaj misionit vëzhgues. Presidentja dhe Shefja e Misionit Loiseau po ashtu diskutuan për rekomandimet e raportit për përmirësimin e mëtejmë të proceseve demokratike në vend”, thuhet në njoftim.

të fundit

Barcelona përfiton nga hapi fals i Real Madridit, mposht 1-5 Deportivo La Coruna

Barcelona nuk ka lënë hapësira për gabim duke përfituar nga lëshimi i Real Madridit, duke rritur edhe më shumë distancën…

13 minutes ago

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Gjilani dhe Drita kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës.Pavarësisht shumë rasteve nga të…

19 minutes ago

Porsche 924 e vitit 1979 rikthehet në pamjen e flotës policore të Emirateve të Bashkuara Arabe

Një veturë historike Porsche 924, e cila në vitin 1979 ishte pjesë e flotës së Policisë së Emirateve të Bashkuara…

31 minutes ago

Koleksioni i veturave sportive amerikane del në shitje pas 40 vjetësh

Një tregtar i veturave nga Ohio ka kaluar rreth 40 vjet duke krijuar në heshtje një koleksion me disa prej…

31 minutes ago

Një grup protestuesish mblidhen sërish në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Mes tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme, protesta në Tiranë vijon prej shumë orësh me tone të ashpra. Pas shpërndarjes së…

36 minutes ago

Iseni on attack against two municipal sanitation workers: Those responsible will face the law

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj dy punonjësve të Higjienës Komunale në Shkup,…

36 minutes ago