Gjatë kontrollit të një automjeti në pikën kufitare të Kullës, Dogana e Kosovës ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara me vlerë mbi 54 mijë euro.
None found
Automjeti ishte ndaluar për verifikim në vijën e dytë të kontrollit. Gjatë inspektimit, zyrtarët doganorë gjetën para të gatshme në euro, si edhe në valuta të huaja.
Pas përllogaritjes së shumës sipas kursit zyrtar të këmbimit, vlera e përgjithshme e parave të padeklaruara rezultoi mbi 54 mijë euro.
Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në zbatim të procedurave ligjore dhe udhëzimeve të organit kompetent, është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, që përbën një vlerë mbi 13,500 euro. Pjesa tjetër e mjeteve është proceduar në përputhje me procedurat përkatëse.
Dogana e Kosovës u ka rikujtuar udhëtarëve se gjatë kalimit të kufirit duhet të deklarojnë mjetet monetare, në respektim të legjislacionit në fuqi.
Bruno Fernandes ka dalë publikisht në mbështetje të trajnerit të Manchester Unitedit, Michael Carrick, pas përmbysjes dramatike dhe fitores ndaj…
Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…