Categories: kosovë

Mekuli reagon ashpër ndaj Ramës për Dritan Goxhajn: Me ç’të drejtë e quani “njeri të Iranit”?

Gazetari Gëzim Mekuli ka dalë me një reagim të fortë pas deklaratave për ish-oficerin e Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Mekulit, cilësimi i Goxhajt si “njeri i Iranit” përfaqëson një rrëshqitje morale dhe, njëherazi, cenon vlerat kombëtare. Ai e ka lidhur këtë me etiketimet që, sipas tij, u janë bërë më herët veprimtarëve dhe luftëtarëve shqiptarë.

Të lidhura

None found

Më tej, ai është shprehur se koha dhe historia do të nxjerrin në pah se kush ka vepruar në të mirë të kombit dhe kush i ka shërbyer agjendave të tjera.

Shkrimi i plotë:

Pra, Edi Rama dhe banda e tij marrin guximin ta etiketojnë Dritan Goxhajn, ish-oficerin e Ushtrisë Shqiptare dhe ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si “njeri të Iranit“?!

Mjafton të mendosh se deri në ç’pikë ka shkuar degradimi moral: kur (pa)kryeministri shqiptar, vetëm për të shpëtuar b*thën e vet, njollos dhe etiketon një pjesëtar të Ushtrisë Shqiptare dhe të UÇK-së si “zëdhënës të Iranit”, atëherë pse duhet të habitemi kur të njëjtën propagandë të egër anti-UÇK e përdor Serbia e moçme dhe lobi serb i Aleksandër Vuçiçit? Kur goditja ndaj vlerave kombëtare vjen nga brenda, nga vetë Kryeministri, ajo nuk bën tjetër veçse i jep legjitimitet propagandës së armikut jashtë.

Kjo mënyrë e ndyrë e dënimit dhe shpifjes ndaj shqiptares si politikë nuk është diçka e panjohur. Edhe në Kosovë, në vitet 1981 dhe 1997-1998, disa politikanë dhe pushtetarë i quanin djemtë dhe vajzat që protestonin për liri, e që më pas zbrazën plumb e barut mbi uniformat e ushtrisë dhe policisë pushtuese të Serbisë, me po të njëjtat etiketime: “rrugaçë“, “enveristë“, “agjentë të Serbisë“, “zëdhënës të Beogradit“ apo “dorë e zgjatur e UDB-së serbe“.

Por historia provoi krejtësisht të kundërtën dhe i vendosi faktet në vendin e tyre: ata djem dhe vajza nuk ishin as agjentë të Serbisë e as të Greqisë, por ishin vetë populli, vetë fryma e rezistencës shqiptare. Njësoj si atëherë, edhe sot historia do t’i rrëzojë shpifjet e dRamës dhe do të tregojë se kush punon për kombin dhe kush për agjenda të huaja.

të fundit

Irani synon presion të dyfishtë nga Hormuzi në Detin e Kuq, tregjet i tremben një goditjeje të re

Analistët vlerësojnë se Irani mund të aktivizojë aleatët e tij Huthi në Jemen për të penguar lundrimin në Ngushticën Bab…

6 minutes ago

Shala reagon pas deklaratës së ministres serbe: Nuk bëhet fjalë për lapsus, por për kërcënim serioz

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka nxitur reagime të shumta pas një deklarate të…

7 minutes ago

Xheneta Fetahu mahnit me fotografitë nga pushimet

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë për të shijuar disa ditë…

9 minutes ago

Rokas Expresses Optimism for a Swift Solution That Will Pave Macedonia’s Path to the EU

Ambasadori i BE-së, Michalis Rokas, deklaroi sot se po bëhet shumë punë, e cila nuk është e dukshme, por ka…

12 minutes ago

Elfete Ismaili of the Alliance for Albanians: Stoilković’s conduct in Parliament unacceptable, must be punished immediately

Elfete Ismaili, përfaqësuese e Forumit të Gruas së Aleancës për Shqiptarët (ASH), ka dënuar ashpër sjelljen e deputetit Ivan Stoilkoviq…

12 minutes ago

Online Trade in Macedonia Grows by 18.1%, Reaches €266 Million in First Quarter of 2026

E-tregtia vendase vazhdon të rritet në vend, 156 milionë euro të shpenzuara në dyqanet elektronike në RMV në tremujorin e…

12 minutes ago