Categories: kosovë

Mbrojtja e Kilajt: Prokuroria nuk ka paraqitur prova përtej spekulimeve

Gjatë paraqitjes së fjalëve përfundimtare në çështjen “Thaçi 2”, avokatja e Isni Kilajt hodhi poshtë argumentet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke theksuar se materialet e dorëzuara nga Prokuroria nuk provojnë ekzistencën e synimit kriminal të klientit të saj.

Të lidhura

None found

Sipas mbrojtjes, qëndrimi i ZPS-së ndaj Kilajt mbështetet në të dhëna që nuk shkojnë përtej hamendësimeve.

“ZPS-ja pretendon se këto prova mbështesin deduktimin e synimit kriminal të zotëri Kilajt në pikën 14. Thelbi i parashtrimeve të mia përbëhet nga tri pika. Së pari, provat në të cilat mbështetet ZPS-ja nuk janë asgjë më shumë se spekulime.

Së dyti, edhe nëse materiali i shkurtit përdoret për të nxjerr deduktime për synimin e zotëri Kilajt në shkurt të vitit 2023, ky deduktim nuk mund të zbatohet dhe për synimin e tij në vizitën e tetorit 2023, pra 8 muaj më vonë, dhe së treti, sidoqoftë, materiali i vizitës së shkurtit nuk mund të konsiderohet si tregues si synim i zotëri Kilajt për të marrë pjesë në grupin Kilaj, i vetmi grup që ka rëndësi lidhur me pikën 14 të akuzës”, deklaroi avokatja.

të fundit

Dy të arrestuar në Çegran dhe Gostivar për dhunë ndaj bashkëshortes dhe ish-partneres

Policia ka privuar nga liria dy persona në rajonin e Gostivarit, të dyshuar për dhunë fizike ndaj bashkëshorteve dhe ish-partnereve…

2 minutes ago

Isni Kilaj niset drejt Hagës: “Pres drejtësi” nga aktgjykimi i 17 nëntorit

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…

24 minutes ago

Vritet në një sulm izraelit komandanti i Brigadës Rafah, i lidhur me planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

35 minutes ago

OBRM-PDUKM ngre dyshime për interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

41 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti lushnjar Fogert Kallopi, sot ceremonia e varrimit

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…

41 minutes ago

Luiza Gega wins Tirana Marathon’s 42-kilometre race and €5,000 prize

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…

44 minutes ago