Categories: kosovë

Mbrojtja e Kilajt: Pa veprim konkret nuk ka vepër penale

Sipas mbrojtjes së Isni Kilajt, përmendja e një plani për kryerjen e një vepre penale nuk mund të konsiderohet e njëjtë me realizimin e saj.

Të lidhura

None found

Në deklaratën përmbyllëse, avokatët e Kilajt kundërshtuan pretendimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke vlerësuar se akuza për pengim të drejtësisë nuk mbështetet në prova konkrete, por në dyshime dhe spekulime.

Kreu i ekipit mbrojtës, avokati Iain Edëards, tha se klienti i tij ka kaluar rreth 565 ditë në paraburgim, larg familjes dhe të afërmve, ndërsa gjatë kësaj kohe nuk ka kontaktuar dëshmitarë, nuk ka dërguar mesazhe dhe nuk ka kryer asnjë veprim që do të mund të pengonte drejtësinë.

Edwards: Kilaj nuk kontaktoi asnjë dëshmitar

“Ju u ndalët në lidhje me shkëmbimet midis zotit Kilaj dhe zotit Thaçi, kjo çështje ka të bëjë me një gjë të vetme dhe vetëm me një gjë. Dhe është një fjali që do t’ju kërkoj juve, e nderuar gjykatë, ta mbani parasysh kur të shqyrtoni të gjitha provat në këtë çështje. Veprimet në këtë çështje, mungesa e… apo më shumë mungesa e veprimit, flet më shumë sesa fjalët. Zoti Kilaj nuk ka kontaktuar dëshmitarët sepse ai qartësisht nuk kishte synimin që t’i kontaktonte ata. Nuk kishte synimin të kontaktonte dëshmitarët sepse në asnjëherë nuk ka patur synimin të pengojë personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare siç pretendohet në pikën 14 të akuzës”, tha Edwards.

Avokati tjetër i mbrojtjes, Joe Holmes, deklaroi se këto rrethana mund të konfirmohen edhe përmes përgjimit të telefonit.

Holmes: Në telefonin e Kilajt nuk u gjetën telefonata apo mesazhe

“Nuk ka asnjë provë të ketë pasur ndonjë takim me dëshmitarët e çështjes 6, nuk ka pasur ndonjë telefonatë, ndonjë mesazh, nuk është paraqitur ndonjë provë e vetme lidhur me këtë. Zoti Kilaj kishte mundësinë për të paktën një muaj të bënte diçka, por nuk bëri asgjë, derisa e arrestoi Prokuroria më 2 nëntor. Por, argumenti ynë është ky: Nuk ka përgjegjësi penale për tentativë që të mund të justifikojë këtë periudhë kaq të gjatë ku nuk është bërë asgjë. Prandaj, ZPS-ja, i nderuar gjykatës, ju fton ju të krijoni risi ligjore, por ama nuk pranojnë asnjë prej mangësive në çështjet e tyre. Nuk bëjnë një analizë, një precedent apo një parim pse ka ndodhur kjo. Ju mund të mendoni sepse kjo ndodh se nuk ka asnjë lloj tentative. Dhe është tërësisht e pambështetur me parimet e përgjithshme të së drejtës penale”, tha Holmes.

Debati ligjor lidhet kryesisht me Nenet 27 dhe 28 të Kodit Penal të Kosovës, të cilat palët i interpretojnë ndryshe sa i përket përcaktimit të “actus reus” (aktit penal). Mbrojtja këmbëngul se rasti ka mbetur në një fazë të zgjatur përgatitore, gjatë së cilës të dyshuarit vetëm kanë menduar dhe rishqyrtuar idetë e tyre, pa ndërmarrë hapa thelbësorë drejt kryerjes së veprës penale.

Holmes: Një plan pa veprim nuk përbën tentativë

“Për shembull, nëse një grup personash formojnë një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e veprave penale, për trafikimin e lëndëve narkotike për shembull, apo për kryerjen e veprave penale të terrorizmit, atëherë është e qartë që ky është një akt përgatitor dhe jo tentativë për kryerjen e veprës penale. Sigurisht krimet e rënda që janë diskutuar këtu, janë krejt të ndryshme nga situata jonë. Po unë dua të dal këtu: të bashkohen persona në një grup me synimin për të realizuar diçka, po pa ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta realizuar veprën penale, nuk mund të quhet actus reus për tentativën, por është thjesht faza përgatitore për vijimësinë e veprës penale”, tha Holmes.

Isni Kilaj akuzohet së bashku me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Hajredin Kuçin dhe Hashim Thaçin për pengim të administrimit të drejtësisë në rastin e madh. Në këtë proces, Hashim Thaçi po gjykohet për krime lufte bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

të fundit

Isni Kilaj niset drejt Hagës: “Pres drejtësi” nga aktgjykimi i 17 nëntorit

Ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, njëherësh ish-pjesëtar i UÇK-së, ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, dy ditë…

14 minutes ago

Vritet në një sulm izraelit komandanti i Brigadës Rafah, i lidhur me planifikimin e sulmit të 7 tetorit

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, sipas një deklarate…

25 minutes ago

OBRM-PDUKM ngre dyshime për interesa biznesi të BDI-së dhe LSDM-së pas hyrjes së Alta Bankës në Maqedoninë e Veriut

Partia në pushtet OBRM-PDUKM pretendon se pas hyrjes së “Alta Banka” në tregun financiar të Maqedonisë së Veriut qëndrojnë interesa…

31 minutes ago

Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti lushnjar Fogert Kallopi, sot ceremonia e varrimit

Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Lushnja pasi mësohet se ka mbyllur sytë në moshën 38-vjeçare bilardisti…

31 minutes ago

Luiza Gega wins Tirana Marathon’s 42-kilometre race and €5,000 prize

Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e Maratonës së Tiranës, duke triumfuar në garën kryesore prej 42 kilometrash. Në…

34 minutes ago

Scientists warn: El Niño could bring the worst climate crisis in 1,000 years

Fenomeni klimatik El Niño pritet të shkaktojë pasoja të rënda në mbarë botën, ndërsa parashikimet flasin për një nga episodet…

34 minutes ago