Categories: kosovë

Mbrojtjet në Hagë: Aktakuza ndaj Fazliut lidhet me dy takime, ndërsa ajo ndaj Kuçit me tetë fjalë

Në Hagë është mbyllur faza e deklaratave përfundimtare në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të lidhura

None found

Të gjitha ekipet mbrojtëse kërkuan pafajësi, duke argumentuar se Prokuroria nuk ka paraqitur prova që i lidhin klientët e tyre me veprat për të cilat akuzohen.

David Young, avokati i Fadil Fazliut, deklaroi se gjithë aktakuza ndaj klientit të tij është ndërtuar mbi dy takime me Remzi Mustafën, të zhvilluara në lokalin “Route 66” në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut.

Young tha se Prokuroria nuk ka dëshmuar se çfarë është diskutuar gjatë këtyre takimeve. Sipas tij, në gjykatë nuk është thirrur Remzi Mustafa, i cili ishte njëra nga palët e takimit, ndërsa nuk janë marrë në pyetje as pjesëtarë të stafit apo klientë të lokalit “Route 66”.

“Në lidhje me këtë, prokuroria nuk ka asnjë provë se çfarë ka ndodhur konkretisht. Prokuroria nuk e ka thirrur as zotin Remzi Mustafa që ka qenë një prej palëve në këtë takim. Nuk ka thirrur asnjë nga personeli i Route 66, asnjë klient nga lokali Route 66. Pra ne nuk e dimë cila ka qenë përmbajtja e takimeve.

E vetmja provë që kemi në duar në gjykatë është lidhur me atë që mund të jetë diskutuar, ka të bëjë me zotin Fazliu vetë, kur i është shpjeguar zotit Thaçi se kishte bërë një takim apo që do të shkonte në një takim në Route 66. Kjo është arsyeja që s’kishin bërë ndonjë me këtë çështje”, tha Young.

Mbrojtja e Hajredin Kuçit argumentoi se akuza ndaj tij mbështetet vetëm në “tetë fjalë të thjeshta”, të drejtuara një miku të vjetër prej 30 vjetësh.

“Tetë fjalë të barabarta, tetë fjalë të thjeshta drejtuar një shoku që kish… të një miku prej 30 vjetësh, nuk përmbajnë asnjë referencë lidhur me këtë çështje, një bisedë pas së cilës nuk ndodhi asgjë. Asnjë dëshmitar nuk u kontaktua, asnjë dëshmitar nuk u ndikua, asnjë provë nuk u tjetërsua, asnjë procedurë nuk u vonua, asnjë dëm nuk u shkaktua. Një burrë i moshës 55 vjeç pa të kaluar penale, i padënuar më parë, i cili e ka kaluar gjithë jetën e tij profesionalisht duke ndërtuar një lartësi ligjore”, deklaroi avokati Alexander Admiral.

Ndërkaq, Joe Holmes, avokati i Isni Kilajt, përsëriti se Prokuroria nuk ka arritur të provojë ndonjë veprim të klientit të tij. Ai e cilësoi si thelbësore çështjen nëse vepra e pretenduar ka mbetur në fazën e tentativës.

Holmes: Kilaj nuk ndërmori veprim dhe nuk pati as tentativë për veprim

“Por në këtë rast nuk ka pasur asnjë lloj tentative, asgjë. Ka pasur një muaj, një muaj pa aktivitet fare, që me sa ne zbuluam më vonë prokuroria ka filluar të shpikë terminologji të re sa i takon fazës së zbatimit të veprës penale. Sa i takon rrezikut të veprës penale, sipas tyre, problemi është se zoti Kilaj ka qenë pjesë e një grupi, por ky është një kriter që nuk mund të përmbushet sepse asnjë nga dëshmitarët që pretendojnë ata nuk është kontaktuar, as nuk është tentuar të kontaktohen këta dëshmitarë që pretendon prokuroria.

Me mbylljen e procesit dhe përfundimit të deklaratave përfundimtare, vendimi tashmë i takon gjykatësit Christopher Gosnell.

të fundit

Hafir Hoxha kërkon sqarime për thirrjen e Lushtakut: Çfarë armësh do të përdoren dhe kush do t’i komandojë qytetarët?

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili ka thënë se, në rast…

2 minutes ago

Lamine Yamal intensifikon kandidaturën për Topin e Artë

Me vetëm dy javë të mbetura deri në mbylljen e votimit për trofeun, aksioni në fushë është në kulm dhe…

2 minutes ago

Tom Holland ngjitet në vendin e parë mes aktorëve me filmat me arkëtimet më të mëdha

Vera jashtëzakonisht e suksesshme e Tom Holland e ka ngjitur aktorin britanik në krye të listës së aktorëve me filmat…

7 minutes ago

Divjaka kundërshton bashkimin me Lushnjën, relacioni do të dërgohet në Kuvend

Komisjoni i ngarkuar nga këshilli bashkiak i Divjakës për të përgatitur relacionin kundër shkrirjes së bashkisë Divjakë, pas një muaji…

12 minutes ago

Bekim Sejdiu heq dorë nga gara për President të Kosovës

Bekim Sejdiu është tërhequr nga kandidatura për President të Kosovës, duke thënë se vendimi vjen për shkak të mungesës së…

13 minutes ago

Hamza diskuton me ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel, integrimin evropian dhe mirëqenien e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk…

23 minutes ago