Categories: kosovë

Mbi 1,600 akte arkivore sigurohen nga IKKL gjatë misionit në Strugë dhe Dibër

Një delegacion i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) qëndroi zyrtarisht në Strugë dhe Dibër të Maqedonisë së Veriut, me qëllim mbledhjen dhe regjistrimin e provave që dokumentojnë shpërnguljen me forcë të banorëve të Kosovës në periudhën 1998–1999.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë takimit në Strugë me anëtarë të Shoqatës “Nënë Tereza”, këta të fundit i besuan Institutit një fond prej 1,600 njësish arkivore me rëndësi të veçantë historike. Po ashtu, u morën në dorëzim edhe dosje digjitale si dhe dëshmi të tjera nga persona dhe bashkëpunëtorë që i kanë ruajtur ato që nga koha e konfliktit.

Pjesë e agjendës ishte edhe një takim me Mendi Çyra, kryetar i Komunës së Strugës, si dhe me figura të tjera të njohura të zonës, të cilët konfirmuan vullnetin për të ndihmuar në mbrojtjen dhe evidentimin e fakteve të luftës.

Misioni i IKKL-së vijoi më pas në Dibër, ku u siguruan materiale shtesë arkivore dhe u regjistruan rrëfime të dëshmitarëve okularë nga vitet e luftës. Aty, përfaqësuesit e Institutit zhvilluan bisedime me autoritetet e Komunës së Dibrës, si dhe me përfaqësues të Shoqatës “Nënë Tereza”, organizatës humanitare “Hëna”, OJQ-së “El Hilal” dhe qytetarë që luajtën rol aktiv në mikpritjen dhe përkrahjen e të dëbuarve kosovarë gjatë viteve 1998–1999.

Në fund, IKKL nënvizoi se ky udhëtim e ka zgjeruar ndjeshëm arkivin e vet, dhe u shprehu mirënjohjen të gjitha palëve – institucioneve, shoqatave dhe individëve – që kanë kontribuar me dokumente dhe mbështetje për të ndriçuar krimet dhe spastrimin etnik të popullatës së Kosovës gjatë asaj periudhe.

të fundit

Electronic wallet use begins in Macedonia on Thursday, with ID cards and driving licenses moving to mobile phones

Zbatimi zyrtar i "portofolit elektronik" fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën…

21 seconds ago

Rashiq after Student List victory: Kosovo-Serbia dialogue must resume

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret që pas fitores së Listës Studentore në Serbi…

59 seconds ago

Following the murder of Arlinda Zekaj, protest to be held in Pristina on Wednesday

Të mërkurën, prej orës 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave. Protesta…

1 minute ago

Peja court confirms receipt of indictment against Arlinda Zekaj’s ex-husband

Gjykata Themelore në Pejë njofton se sot (26 tetor) ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të…

2 minutes ago

Peja Basic Prosecution launches investigation into officials mentioned by Arlinda Zekaj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur nga…

2 minutes ago

Elbasani kërkon mbështetjen e tifozëve për Erjon Vishkullin para përballjes me Partizanin

Fanella e Elbasanit, Erjon VishkulliKlubi i Elbasanit ka ndërmarrë një nismë të veçantë sa i takon Erjon Vishullit, tifozit i…

2 minutes ago