Categories: maqedoni

Berlini: Mickoski konfirmon përkrahjen e Maqedonisë së Veriut për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë në Berlin në mbledhjen e Koalicionit të të Vullnetshmëve, e cila u përqendrua te gjendja e tanishme në Ukrainë dhe te përpjekjet për të siguruar paqen.

Bashkë me të në këtë takim ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Të lidhura

None found

Mbledhja, e organizuar nga kancelari gjerman Friedrich Merz, pati në fokus intensifikimin e angazhimeve për përfundimin e luftës dhe bashkërendimin e veprimeve midis partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas Mickoskit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar përkrahjen për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

Në deklaratën e tij, kryeministri Mickoski u shpreh: “E konfirmuam mbështetjen e vendit tonë për përpjekjet për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, përmes dialogut, diplomacisë dhe koordinimit me aleatët tanë”, shkroi ai.

të fundit

Pa frikë”, mesazhi i Pochettinos para debutimit si trajner i Manchester United ndaj Liverpoolit

Mauricio Pochettino do ta nisë aventurën e tij te Manchester United me një përballje të madhe, pasi të dielën do…

4 minutes ago

Murati replikon ndaj kritikave të Abdixhikut për buxhetin: Kemi krijuar kushte për punësim

Ministri i Financave Hekuran Murati ka reaguar sot ndaj kritikave të opozitës për politikat sociale dhe ekonomike të Qeverisë, duke…

12 minutes ago

Takim ndërinstitucional për zgjidhjen afatgjatë të lëvizjes së pakontrolluar të bagëtive në Kriva Pallankë

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave u mbajt një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve kompetente dhe…

13 minutes ago

Ish-roja 25-vjeçare në burgun britanik fshehu lidhjen intime me të dënuarin dhe fuste drogë me fjalë të koduara

Një skandal i pazakontë ka dalë në dritë në një burg të Britanisë së Madhe, ku një ish-punonjëse e sigurisë…

15 minutes ago

Protestuesit vazhdojnë qëndrimin para Kryeministrisë dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Qytetarët janë mbledhur sot më 19 nëntor para Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Protestuesit…

20 minutes ago

Deputetja e Aleancës: Projektbuxheti 2027 është konsumues, jo zhvillimor

Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, ka kritikuar sot projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2027, duke e cilësuar atë si buxhet…

22 minutes ago