Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) zhvilloi edhe këtë javë një vizitë zyrtare në Shkup, në kuadër të përpjekjeve për mbledhjen e dokumenteve arkivore mbi dëbimin e popullsisë së Kosovës gjatë viteve 1998–1999. Vizita synoi gjithashtu gjetjen e burimeve të reja për aktivitetet hulumtuese dhe dokumentuese të Institutit.
None found
Një pjesë e takimeve u zhvillua në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut (RTM), ku përfaqësuesit e IKKL-së biseduan me kryeredaktoren znj. Leunora Kaliqi dhe bashkëpunëtorët e saj. Në këtë institucion u dorëzua kërkesa zyrtare për sigurimin e materialeve arkivore, ndërsa u shpreh gatishmëria për bashkëpunim institucional në identifikimin dhe sigurimin e incizimeve që dëshmojnë dëbimin e popullsisë së Kosovës.
Fondi i Institutit u zgjerua edhe me materiale arkivore digjitale me rëndësi të veçantë, të cilat u pranuan nga znj. Merita Çoçoli. Dokumentet përmbajnë dëshmi autentike mbi përvojën e personave të dëbuar gjatë luftës.
Gjatë qëndrimit në Shkup, stafi i IKKL-së u takua edhe me kryetarin e Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, Nexhat Lika. Ai prezantoi ndihmën e dhënë nga organizata për trajtimin, strehimin dhe ushqimin e të dëbuarve nga Kosova. Për dorëzimin e materialeve u nënshkrua procesverbali përkatës, ndërsa organizata mori përsipër përgatitjen dhe skanimin e tyre.
Informacione dhe kontakte të reja me rëndësi u ndanë edhe nga mjeku z. Eljasa Asipi. Ai deklaroi se është i gatshëm të dokumentojë, përmes një interviste, përvojën e tij në trajtimin e të dëbuarve gjatë vitit 1999.
Takimi përmbyllës u zhvillua me Besnik Rametin nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore në Shkup. Rameti shprehu gatishmërinë për të vënë në dispozicion materiale dhe për të ndihmuar në gjetjen e burimeve të tjera që lidhen me luftën në Kosovë dhe dëbimin e popullsisë civile.
Vizita përbën një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e arkivit të IKKL-së dhe në ruajtjen e dëshmive autentike mbi krimet dhe pasojat e luftës në Kosovë.
IKKL falënderoi të gjitha institucionet dhe bashkëpunëtorët për gatishmërinë e treguar në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe dokumentimin e së vërtetës historike.
Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, të pezulluar për 12 muaj, për sulmin me shishe qelqi…
Prokuroria e Tiranës, ka nisur hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit, të shtunën e kaluar në bulevardin pranë…
Shqipëria dhe disa vende Europiane kanë kaluar këtë të diel, 25 tetor, në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit,…
Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda…
Organizata QIKA ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes…
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera…