kosovë

Marrëveshja e emigrantëve mes Ramës dhe Melonit, Kurti shpreh shqetësim për respektimin e të drejtave të njeriut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se nuk e konsideron zgjidhje përsëritjen e marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë në Ballkan, në mënyrë që të luftohet emigracioni i paligjshëm. Në një intervistë për Euractiv, kryeministri i Kosovës pohon se kjo mund të ngrejë shqetësime për të drejtat e njeriut.

“Nëse qendra riatdhesimi të ngjashme me ato në Shqipëri mund të ndërtohen në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si mund të sigurojmë që të respektohen të drejtat e individëve të burgosur? , tha ai, duke shtuar se qendra të tilla do të rëndojnë ndërgjegjen e qytetarëve të Ballkanit dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

Kurti pranon se nëse e dikton një situatë emergjente, mund të konsiderohet edhe pranim i përkohshëm i emigrantëve. “Këtu po flasim për qenie njerëzore, të cilët duhet të trajtohen me kujdes”, u shpreh Kurti. Artikulli kujton se si pas tërheqjes së SHBA-së nga Afganistani dhe rënies së Kabulit nga talebanët në gusht 2021, Kosova – si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – priti disa qindra afganë të evakuuar nga ushtria amerikane, duke i strehuar në bazat e NATO-s.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von Der Leyen, pak ditë më parë la të kuptohej se e sheh si shembull suksesi marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, madje në një letër dërguar krerëve të vendeve anëtare u bën thirrje për ta përdorur atë si model për zgjidhjen e krizave të shkaktuara nga fluksi i emigrantëve të paligjshëm.

Interesim të veçantë për marrëveshjen në shtator shfaqi edhe kryeministri britanik Keir Starmer, i cili gjatë takimit me homologen italiane, Giorgia Meloni, tha se marrëveshja që do të shqyrtojë disa nga kërkesat për azil të emigrantëve të shpëtuar në det duke u përpjekur të arrijnë në tokë italiane. ka marrë vëmendjen e Londrës zyrtare, e cila do të presë të shohë rezultatet e saj.

të fundit

VLEN accuses DUI of obstructing the Law on Fair and Adequate Representation

Zëdhënësi i partisë VLEN, Driton Sulejmani, akuzon partinë opozitare shqiptare BDI se po e bllokon miratimin e Ligjit për Përfaqësim…

8 minutes ago

Çfarë nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një…

8 minutes ago

Trump Administration Breaks Super-Rich Record: 57 Officials with Wealth Over $100 Million

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka numrin më të lartë të zyrtarëve me pasuri të mëdha në historinë moderne…

9 minutes ago

Ardian Nikulaj Murder: UK Supreme Court to Hear Albania’s Appeal over Extradition of Edmond Haxhia and Four British Nationals

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar ka pranuar apelimin e shtetit shqiptar lidhur me ekstradimin drejt Shqipërisë të personave të…

9 minutes ago

Trump Calls Hormuz “New American Territory” and Says Strait Is Operating Without Disruption

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, menjëherë pasi e përshkroi Ngushticën e Hormuzit si [...] Read More... The post Trump e…

10 minutes ago

Ksamil Murder: Police Officer Arrested, Bringing Number Held Over Portuguese Tourist’s Death to 12

Ka shkuar në 12 numri i personave të arrestuar në lidhje em vrasjen e turistit portugez nga roja i plazhit…

10 minutes ago