Pas deklaratave të presidentit Vuçiç nga Amerika, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot askush nuk mund ta cenojë aleancën ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kurti në fjalimin para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët parakaluan me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha se është interes jetik dhe strategjik i Kosovës aleanca e përhershme me SHBA-të.
None found
Sipas tij, kjo aleancë tejkalon interesat e ngushta dhe të përkohshme sepse SHBA-të dhe Kosova ndajnë aspirata të përbashkëta për një shoqëri të lirë dhe të hapur, të bazuar në të drejtat e njeriut, në ekonomi të tregut dhe barazi në mundësi.
“Është interes i yni strategjik e jetik aleanca e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo aleancë tejkalon interesat e ngushta dhe të përkohshme sepse ndajmë aspirata të përbashkëta për një shoqëri të lirë dhe të hapur, të bazuar në të drejtat e njeriut, në ekonomi të tregut dhe barazi në mundësi. Këtë aleancë nuk mund të cenojë dhe të prish askush. Por Shtetet e Bashkuara e duan një Kosovë të fortë dhe të pavarur, që avancon demokracinë dhe i kontribuon paqes në rajon, që mbron dhe avancon interesat e saj”, tha Kurti.
Protesta është zhvendosur edhe në një tjetër zonë të kryeqytetit, në rrugën e Myslym Shyrit, ku mësohet se qytetarët po…
Me tensione po regjistrohet protesta e sotme, e cila është shpërndarë në disa zona të Tiranës, ndërsa policia nuk është…
Arjan BellaiVora u mposht nga Laçi me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Superiores [...]Read…
Një shtetas 39-vjeçar nga Serbia është privuar nga liria në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, pasi sistemi “Qyteti i Sigurt”…
Për dallim nga vitet e shkuara sivjet prodhimi i mollëve është shtuar, por çmimi blerës është tejet i ulët. Kultivuesit…
Situata e protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar. Një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbeturinash në…