Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vlerësoi sot se mbrojtja në hapësirën kibernetike përbën një element thelbësor të sigurisë kombëtare. Sipas tij, për t’u përballur me rreziqet e kohës nevojiten aftësi të avancuara, ekspertizë profesionale dhe bashkërendim i ngushtë mes institucioneve.
Gjatë stërvitjes ndërinstitucionale “Digital Siege 2026”, Maqedonci nënvizoi se Ministria e Mbrojtjes e ka prioritet rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në fushën e sigurisë kibernetike.
None found
“Do të vazhdojmë të investojmë në dije, teknologji dhe profesionalizëm, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët tanë strategjikë, për një Republikë të Kosovës më të sigurt dhe më të qëndrueshme përballë sfidave të së ardhmes”, shkroi ministri në një postim në Facebook.
“Digital Siege 2026” është ushtrimi i parë i këtij lloji që organizohet nga Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike.
Funksionalizimi i Qendrës në FSK është mundësuar me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në takim Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Federale të Gjermanisë, Stephan Harbarth.…
OVL-UÇK reagoi ndaj kthimit në Kuvend në rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së.…
Protesta në Tiranë vijon prej ditësh të shfaqet me tensione të ashpra. Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë dalë në…
Princi Leka ka uruar të bijën, Geraldinën, me rastin e ditëlindjes, përmes një mesazhi të ndjerë, ku shpreh dashurinë, krenarinë…
Presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, e ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…