Categories: kosovë

Maqedonci pret zyrtaren e NATO-s: Në fokus siguria rajonale dhe bashkëpunimi institucional

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se sot ka zhvilluar një takim me Blanca Hereza Atienzan, udhëheqëse e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, e cila ishte e shoqëruar nga delegacioni i saj.

Të lidhura

None found

Sipas një postimi të Maqedoncit në Facebook, biseda u përqendrua te zhvillimet e sigurisë në rajon, gjendja aktuale dhe nevoja për koordinim të pandërprerë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Ai tha se e çmon bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n, si dhe rolin e Aleancës në garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë e në rajon.

Maqedonci theksoi se Republika e Kosovës do të vijojë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n dhe do të kontribuojë, përmes kapaciteteve të saj, në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

të fundit

Pas 10 ditësh protestash, policia ndërhyn sërish me gaz lotsjellës dhe ujë në bulevard

Pasi janë mbyllur 10 ditë protestash ku mungon jeta studentore në auditore dhe qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit…

3 minutes ago

Bylykbashi: Rama’s removal is not enough, Albania needs a profound reform of the system

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar një transformim rrënjësor kushtetues, institucional dhe politik në Shqipëri, duke theksuar se…

4 minutes ago

Tensions escalate at protest as police use water cannon and tear gas

Tensione në protestë. Policia po vazhdon veprimet për të shpërndarë protestuesit, që gjenden në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Efektivët kanë…

4 minutes ago

Shocking discoveries at the home of a suspected pornographer in the US: bones, thousands of videos and possible links to the disappearance of seven women

Një hetim i gjerë në Filadelfia ka zbuluar materiale tronditëse në një banesë të njohur si “Shtëpia e Tmerreve”, ku…

5 minutes ago

Kurti and Byrne discuss Kosovo’s steps toward EU membership

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit të Irlandës për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen,…

6 minutes ago

Gruda defends the law on the Specialist Chambers: It contains no errors and I support it in every respect

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, njëri nga hartuesit e Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e…

6 minutes ago