Senatorja amerikane Joni Ernst është nderuar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me Medaljen për Shërbim të Shquar. Dekorata iu nda për kontributin e saj në fuqizimin e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për përkrahjen e dhënë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
None found
Të martën, Maqedonci e priti senatoren Ernst në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ajo shoqërohej nga delegacioni i Gardës Kombëtare të Iowa-s, i udhëhequr nga gjenerali Stephen Osborn.
Maqedonci bëri të ditur se pati nderin t’ia ndante këtë medalje senatores Ernst në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar që ajo ka dhënë ndër vite në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–SHBA dhe për mbështetjen e pandërprerë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.
Sipas tij, në takim u trajtua partneriteti mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa u shqyrtuan edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë.
Ministri në detyrë deklaroi se raportet me SHBA-në dhe bashkëpunimi i posaçëm me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten ndër bazat më të rëndësishme për zhvillimin profesional e institucional të FSK-së, si dhe për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.
Ai shtoi se Kosova çmon përkrahjen e miqve që kanë ndihmuar në fuqizimin e shtetit dhe të sigurisë.
Në përfundim, Maqedonci theksoi se miqësia dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të pazëvendësueshme për Kosovën.
Makinat e votimit nuk kanë qenë në gjendje të skanojnë mbi 250,000 fletëvotime në 332 vende votimi në më shumë…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi se një koalicion mes partive të reja politike dhe përfaqësuesve të protestës mund…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga protestat kundër qeverisë së Edi…
Sekretari për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, Andrej Zernovski, në një intervistë në Alsat, paralajmëroi se…
Tifozët e Tenerifes kanë organizuar homazhe prekëse për futbollistin Jesus de Miguel, vdekja e të cilit ka tronditur klubin dhe…
Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në seancën përgatitore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur…