Categories: kosovë

Maqedonci dhe Nawrat diskutojnë në Berlin për kapacitetet mbrojtëse dhe bashkëpunimin me SHBA-në

Prioritetet e mbrojtjes së Kosovës dhe zgjerimi i bashkëpunimit me partnerët amerikanë ishin temat e takimit mes ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe gjeneralmajorit Christian Nawrat, zëvendëskomandant për Integrim në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë (USAREUR-AF). Ata u takuan në kuadër të aktiviteteve anësore të Konferencës së Sigurisë në Berlin (BSC).

Në njoftimin e publikuar në Facebook, Maqedonci bëri të ditur se takimi u zhvillua sot. Sipas tij, biseda përfshiu planin strategjik katërvjeçar të Ministrisë së Mbrojtjes, ngritjen e sistemit të mbrojtjes gjithëpërfshirëse dhe nismën ligjore që synon krijimin e Zonës së Industrisë së Mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Ministri vuri në dukje se Nawrat i njeh nga afër zhvillimet dhe përparimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, pasi gjatë viteve 2024–2025 ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Kosovë.

Një tjetër çështje që mori vëmendje të posaçme gjatë bisedës ishte angazhimi i Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Kartën e Adriatikut (A5). Maqedonci e paraqiti këtë si një hap me rëndësi për zgjerimin e bashkëpunimit në rajon dhe për integrimin në strukturat euroatlantike të sigurisë.

Në mbyllje të takimit, ministri nënvizoi nevojën që bashkëpunimi dhe koordinimi me partnerët të vijojnë, në mbështetje të avancimit të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse dhe të forcimit të sigurisë në rajon.

të fundit

Ina Zhupa bën për “ujë të ftohtë” Taulant Ballën: Kur flet dhe ti për dhunën, më kujtohet kur hipje mbi kokat e policëve

Këtë të enjte, debate të ashpra kanë përfshirë seancën e fundit parlamentare, ku përfaqësues të opozitës kanë lëshuar akuza të…

6 minutes ago

Trabzonspori merr vendimin për Ernest Muçin, ylli i Kombëtares largohet nga skuadra

Trabzonspori përballet sot me CSKA Sofia-n. Ernest Muçi, nuk ka udhëtuar në Bullgari për sfidën e Ligës së Konferencës, pasi…

22 minutes ago

Dhuna ndaj protestuesve/ Ministri Ervin Demo: Policia ka zbatuar ligjin

Këtë të enjte, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka mbrojtur reagimin e Policisë së…

50 minutes ago

Debat në Kuvend për shkarkimin e katër anëtarëve të KPMSHCK-së, opozita flet për prapavijë politike

Kuvendi i Kosovës është duke shqyrtuar rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për…

1 hour ago

Pilo ia kthen besimin presidentit grek, mbrojtësi i Kombëtares e shtyn fqinjin të ndryshojë qëndrim

Stavro PiloNga Superliga greke e deri në netët Champions [...]Read More...

1 hour ago

Komisioni parlamentar propozon gjykatësen Teodora Eftimovska-Bojkovska për Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Çështjeve të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në Kuvend në mbledhjen e sotme të 65-të njëzëri e propozoi gjykatësen Teodora…

1 hour ago