Kosova është e gatshme t’u dalë në ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku zjarre kanë përfshirë zona të ndryshme, ka njoftuar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
None found
Ai bëri të ditur se u ka komunikuar homologëve të tij, ministrave të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, se Ministria e Mbrojtjes e Kosovës mund të ofrojë mbështetje përmes kapaciteteve që vendi ka në dispozicion.
“Nëse autoritetet përkatëse e konsiderojnë të domosdoshme një ndihmë të tillë, Kosova është e gatshme të kontribuojë, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së shkaktuar nga zjarret.
Në rrethana të tilla, bashkëpunimi dhe solidariteti kanë rëndësi të posaçme. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet e tjera të Republikës vazhdojnë të jenë të gatshme për të dhënë mbështetje dhe për të kontribuar kudo që kapacitetet tona mund të shërbejnë”, deklaroi Maqedonci.
Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të Adem Ademit, Fatmir Fazliut dhe Ali Halitit, të…
"Lirimi nga arresti i Artan Grubit dhe Përparim Bajramit paraqet skandal të paprecedent dhe tallje të hapur me institucionet shtetërore",…
Personeli mjekësor i KFOR-it dhe ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje kanë zhvilluar një trajnim të përbashkët për evakuimet mjekësore dhe operacionet…
Gruaja N.N. që ish-bashkëshorti i vrau dy vëllezërit një vit më parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin ”Debat Plus”,…
Tri gola në pjesën e dytë ia kanë siguruar Manchester Unitedit fitoren ndaj Romës që avanconte me dy gola në…
Interi ka regjistruar fitoren e dytë në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Feyenoordin me rezultat 3-0 në udhëtim. Skuadra italiane…