Categories: kosovë

Mandatet e deputetëve në pikëpyetje, Haradinaj i quan të pavlefshme ndërsa juristët japin sqarimet e tyre

Ramush Haradinaj, ish-kreu i Aleancës, pretendon se mandatet e deputetëve tashmë kanë “mbaruar” dhe se çdo veprim i tyre, përfshirë pjesëmarrjen në seancën e planifikuar për 9 shtator, është në kundërshtim me Kushtetutën.

Të lidhura

None found

Sipas Haradinajt, Vetëvendosje, ndonëse doli parti fituese, nuk arriti ta konstituojë Kuvendin. Për këtë arsye, ai vlerëson se mandatet e deputetëve nuk kanë më fuqi dhe se edhe shpenzimet e bëra për zgjedhjet janë djegur.

“Partia fituese që nuk e ka konstitu Kuvendin, mandatet e deputetëve janë djegur, shpenzimet në zgjedhje janë djegë…”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka këmbëngulur se deputetët nuk mund të marrin pjesë në një seancë që, sipas interpretimit të tij, nuk mbështetet më në një bazë kushtetuese.

“Ne nuk jemi deputetë, unë s’kam mandat më. Me shku në një seancë pa mandat kushtetues nuk lejohet”, ka deklaruar Haradinaj.

Bujrani: Mandati vazhdon të jetë në fuqi

Juristi dhe njohësi i çështjeve të drejtësisë, Blerim Burjani, ka një qëndrim të kundërt. Ai thotë se mandatet e deputetëve ende nuk kanë humbur vlefshmërinë.

Burjani ka bërë të ditur se situata mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga palët e autorizuara. Sipas tij, nëse kjo ndodh, procesi mund të vihet në rrezik dhe të shpallet i paligjshëm.

Ai ka theksuar gjithashtu se një adresim i tillë mund të ketë pasoja për institucionet, ndërsa ka shprehur mosbesim ndaj pavarësisë dhe profesionalizmit të Gjykatës Kushtetuese, pasi, sipas tij, disa prej gjyqtarëve janë votuar me marrëveshje nga deputetë që kanë pasur përkatësi partiake.

“Po! Por, tash është procesi, kush e qon në Gjykatë Kushtetuese rastin? Nëse rasti dërgohet nga palët e legjitimuara, në përputhje me kushtet për ta ngritur çështjen në gjykatë, atëherë ekziston rreziku që procesi të shpallet i paligjshëm”, ka deklaruar Burjani për “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë rast fati i institucioneve do të mbetej në duart e gjyqtarëve që, siç pretendon ai, janë mbështetur më herët nga partitë politike. Për këtë arsye, Burjani ka thënë se është e rëndësishme që rasti të mos dërgohet në gjykatë, pasi atëherë, sipas tij, gjithçka do të përfundonte.

Bajraktari: Afati është përcaktuar, por nuk është parashikuar pasoja e mosrespektimit

Edhe Ardian Bajraktari është ndalur te afati për konstituimin e Kuvendit. Ai ka sqaruar se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ky proces të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve, duke u bazuar në interpretimin e nenit 66, paragrafi 1, të Kushtetutës.

Megjithatë, Bajraktari vlerëson se në interpretimet e viteve të fundit Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar se çfarë pasoje sjell moszbatimi i këtij afati dhe as nuk ka vendosur ndonjë sanksion për këtë situatë.

“Siç dihet tashmë, seanca konstituive, përkatësisht konstituimi i Kuvendit, do të duhej me ndodhë brenda afatit prej 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve, për faktin se këtë afat e ka vendosur Gjykata Kushtetuese duke e interpretuar nenin 66, paragrafi 1 të Kushtetutës. Mirëpo njëra prej mangësive në interpretimet e viteve të fundit të Gjykatës Kushtetuese ka qenë fakti se e ka vendosë afatin 30 ditorë, por nuk ka vendosë sanksion, përkatësisht cila është pasoja në rast të mos zbatimit të këtij afati”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Bajraktari ka deklaruar se rrethanat aktuale përbëjnë shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe, për pasojë, edhe të Kushtetutës. Sipas tij, është shkelur gjithashtu Rregullorja e Kuvendit, e cila e konkretizon zbatimin e Kushtetutës dhe e ka bazën e drejtpërdrejtë në të.

Ai ka shtuar se pasojat konkrete të mosrespektimit të afatit 30-ditor mund të përcaktohen vetëm nëse palët e autorizuara e çojnë çështjen për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.

të fundit

Lidhja Shqiptare akuzon Komunën e Tetovës për mospërdorimin e flamurit shqiptar

Lidhja Shqiptare ka reaguar lidhur me dekorimin e Tetovës për festën shtetërore, duke akuzuar Komunën se ka anashkaluar flamurin shqiptar…

3 minutes ago

Nikolloski: Autostrada Ohër-Kërçovë pritet të hapet në gjysmën e parë të vitit 2027

Autostrada dhjetëravjeçare Ohër-Kërçovë do të jetë gati në gjysmën e parë të vitit 2027, njoftoi sot Ministri i Transportit dhe…

3 minutes ago

Qirezi kërkon hetim më të thelluar të rezultateve në PISA dhe faktorëve që ndikojnë te nxënësit

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi, ka thënë se rezultatet e Kosovës në PISA duhet të analizohen më thellë, veçanërisht sa…

10 minutes ago

Ftesë në 5/ Senera Hoxha rrëfen për herë të parë plagosjen e së ëmës në vitin 1997

E ftuar në “ Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, kirurgia plastike Senera Hoxha ndau për herë të parë detaje…

11 minutes ago

Përplasje pranë Kuvendit, policia kërkon shpërndarjen e protestuesve dhe nxjerr autobotin me ujë

Tensione janë regjistruar në protestën që po zhvillohet pranë ambienteve të Kuvendit teksa nuk kanë munguar përplasjet me policinë. Policia…

11 minutes ago

The first plenary session of the parliamentary session ends, protest continues outside Parliament: “Cowardly MPs!

Ka përfunduar seanca e parë plenare e këtij sesioni parlamentar, ndërsa jashtë ambienteve të Kuvendit vijon protesta qytetare kundër qeverisë…

24 minutes ago