Categories: kosovë

Gazmend Halilaj: Mandati parlamentar nuk skadon nga bllokada, Kushtetuta duhet të prevalojë ndaj pazareve politike

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se mandatet e deputetëve tashmë janë “djegur” dhe se çdo veprim i tyre, përfshirë pjesëmarrjen në seancën e paralajmëruar për 9 shtator, është jokushtetues.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, avokati Gazmend Halilaj deklaroi për “Bota sot” se moskonstituimi i Kuvendit nuk është arsye e mjaftueshme që mandatet e deputetëve të cilësohen të “djegura”.

Sipas tij, mandati parlamentar mund të përfundojë vetëm në rrethanat e përcaktuara nga Kushtetuta dhe ligji. Halilaj akuzoi partitë e vjetra se po kontribuojnë në bllokimin e institucioneve.

Ai tha se, në aspektin juridik dhe kushtetues, duhet bërë një dallim i qartë: mandati i deputetit nuk humbet vetëm sepse Kuvendi nuk është konstituar brenda afatit.

Halilaj theksoi se mandati i 120 deputetëve është rezultat i votës së qytetarëve dhe se përfundimi i tij mund të ndodhë vetëm në rastet që parashikohen në Kushtetutë dhe në ligj. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet t’u nënshtrohet interpretimeve politike, presioneve apo llogarive të partive që kanë humbur besimin e qytetarëve.

Avokati e cilësoi situatën aktuale si një përpjekje për t’ia atribuar Lëvizjes Vetëvendosje një krizë që, sipas tij, është shkaktuar nga papërgjegjësia e partive të vjetra. Ai kujtoi se të njëjtat struktura politike, për vite me radhë, kanë prodhuar kriza, pazare dhe bllokada, ndërsa tani po përpiqen ta pengojnë vullnetin e qytetarëve pasi ata kanë votuar për ndryshimin.

Halilaj nënvizoi se besimi i dhënë LVV-së duhet respektuar dhe se qytetarët nuk mund të thirren për të votuar, ndërsa më pas, kur rezultati nuk u përshtatet partive të vjetra, këto të fundit të bllokojnë institucionet përmes manovrave politike.

Ai kërkoi që Kushtetuta të vendoset mbi interesat partiake dhe që vota e qytetarëve të respektohet, duke shprehur njëkohësisht mbështetjen e tij për LVV-në.

“Si avokat, vlerësoj se Kushtetuta duhet të jetë mbi çdo interes partiak. Në të njëjtën kohë, pazaret politike të partive të vjetra nuk mund të vendosen mbi vullnetin e qytetarëve.

Mandati nuk ‘digjet’ vetëm sepse dikush synon ta ndryshojë rezultatin politik. Ai buron nga vota e qytetarëve dhe mund të trajtohet vetëm në përputhje me Kushtetutën.

Epoka e pazareve politike duhet të marrë fund. Kosovës i duhen institucione që e respektojnë votën e qytetarëve, jo parti që përpiqen ta bllokojnë atë.

Do të vazhdoj ta mbështes LVV-në, pasi besoj se ndryshimi në Kosovë nuk duhet të pengohet nga interesat e atyre që për dekada e kanë mbajtur politikën peng të pazareve.

Kushtetuta duhet të jetë mbi pazaret, ndërsa vota e qytetarit mbi interesin partiak.

Kosova është mbi të gjitha”, deklaroi Halilaj.

të fundit

Ramabaja kërkon hetim institucional për vrasjet e grave që nga viti 2008: Tragjedia e Arlinda Zekajt të mos politizohet

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…

3 minutes ago

The runoff for mayor of Bërvenica will be held tomorrow; sick and incapacitated people vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

7 minutes ago

Mucunski and Klein confirm deeper North Macedonia-Hungary partnership and support for the path to the EU

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

8 minutes ago

Three families seeking justice: “Our daughters should not be remembered only after they die

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…

8 minutes ago

Bërvenica mayoral runoff to be held tomorrow; sick and infirm residents vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

9 minutes ago

Halloween-i më 31 tetor: nga festivali kelte i Samhain-it te kungujt, maskat dhe “Trick or Treat

Më 31 tetor, në shumë vende të botës festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura të vjeshtës, e karakterizuar…

9 minutes ago